Policia e Vlorës ka vene ne pranga 3 persona, dy prej te cileve u gjeten me 3 kg kanabis sativa ne makine.
“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një automjet të dyshuar se mund të shpërndante lëndë narkotike, bllokuan mjetin tip Ford Focus në fshatin Borsh.
Pas kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike me peshë 3 kilogramë, e dyshuar e llojit kanabis sativa
Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin Dh. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Qeparo dhe bashkëpunëtorin tjetër shtetasin V. M., 55 vjeç, banues në fshatin Borsh, si autorë në lidhje me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” shtetasin G.D., 47 vjeç, banues në Angli, pasi në një hotel të fshatit Qeparo ku ata ishin me pushime, 47 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al