Cilësohet si më i urryeri në Amerikë, Martin Shkreli dënohet me 7 vite burg

Mar 10, 2018 | 11:13
SHPËRNDAJE

Biznesmeni amerikan Martin Shkreli, i cili njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar, u dënua me shtatë vjet burg të premten.

Shkreli, 34 vjeç, u shfaq i penduar përpara gjykatëses amerikane Kiyo Matsumoto, në Gjykatën Federale në Brooklyn të Nju Jorkut. Avokati i tij u kërkoi gjyqtarëve të vendosnin një ndëshkim prej 12-18 muajsh, ndërkohë që prokurorët kërkuan të paktën 15 vite burg.

shkreli1

Në fund Martin Shkreli u dënua me shtatë vjet burg nga gjykatësi i rrethit të SHBA, Kiyo Matsumoto, pasi u dënua vitin e kaluar për gënjeshtra ndaj investitorëve në dy fonde të dështuara.

Shkreli bërtiti pasi  gjykatësit  i dhënë vendimin dhe deklaroi se ka bërë shumë gabime dhe kërkoi falje.

Shkreli u dënua mbi akuzat e mashtrimit me letrat me vlerë në dhjetor të vitit 2015. Por, në seancën dëgjimore, ai la të kuptohej se “kishte mësuar nga gabimet e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura