Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët kanë qenë një partner i jashtëzakonshëm sipas tij në përballimin e krizës humanitare në Kosovë, e cila u çlirua 25 vite më parë falë luftës së UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s.
Meta shkruan se Emiratet e Bashkuara Arabe ndërtuan kampin më të madh dhe të standardeve më të larta në Kukës.
Ai ka ndarë foto me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Kukës, në momentin që ky i fundit ka ulur personalisht avionin e parë për inaugurimin e aerodromit të Kukësit, i cili më vonë falë investimit të tij u shndërruar në një aeroport modern.
Kreu i PL shkruan po ashtu se marrëdhëniet mes vendeve kanë një të ardhme të ndritur dhe meritojnë të fuqizohen në të gjitha fushat, në interes të dy vendeve dhe popujve tanë.
Postimi i plotë:
Kosova u çlirua 25 vjet më parë falë luftës së UÇK dhe ndërhyrjes së NATO.
Të mos harrojmë se një partner i jashtëzakonshëm për përballimin e krizës humanitare ishin Emiratet e Bashkuara Arabe, që ndërtuan kampin më të madh dhe të standardeve më të larta në Kukës dhe dhanë një ndihmë të vyer vëllazërore për popullin e Kosovës.
Kënaqësi të ndaj këtë foto me ju që fikson Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Madhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Kukës, pikërisht pasi ka ulur personalisht avionin e parë për inagurimin e aerodromit të Kukësit, që më pas falë investimit të tyre u shndërrua në një aeroport modern.
Mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëdhëniet me të cilat kanë një të ardhme të ndritur dhe meritojnë të fuqizohen në të gjitha fushat, në interes të dy vendeve dhe popujve tanë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al