“Panorama” boton hartën me vleren e trojeve ne periferite turistike te 170 fshatrave te Tiranes.
Zhvlersohet prona ne fshatin e viles se Rames.
Qeveria ka miratuar në hartën e pronës edhe vlerat për tokën në fshatrat e Tiranës. Ndryshe nga harta e një viti më parë, kur ish-qeveria kishte vlerësuar vetëm fshatrat kryesorë, në hartën e re janë të përcaktuara vlerat e tokës për të 170 fshatrat dhe lagjet e tyre, që i përkasin rrethit të Tiranës.
“Panorama” boton hartën bashkë me tabelën, në të cilën gjendet zona kadastrale së cilës i përket fshatit, si dhe çmimi i qeverisë për tokën.
Çmimi më i shtrenjtë është në fshatrat Bërxull dhe Farkë, ku një metër katror vlerësohet 5140 lekë. Çmime të larta kanë edhe fshatrat afër kryeqytetit, si Kashar, Katund i Ri, Mëzes, Yrshek dhe Yzberisht, që arrin 4242 lekë/m2. Ndërsa fshatrat turistikë, si Lundër, Farkë apo Mullet janë më lirë, rreth 3560 lekë/m2.
Edhe Dajti, një ndër pikat e preferuara turistike, ka një çmim prej 3560 lekë/m2. Fshati me çmimin më të ulët është fshati Qinam në veri të Tiranës, në zonën kadastrale 3116, ku toka sipas qeverisë vlen 230 lekë/m2. Të gjitha çmimet janë për troje, pra jo për tokat bujqësore, por ato për ndërtim, pasi tokat bujqësore kanë një çmim akoma më të ulët….
Më shumë lexoni në gazetën “Panorama”….
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al