Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në inagurimin e shkollës “Klodian Tanushi”, e cila mban emrin e Dëshmorit të Atdheut që humbi jetën në krye të detyrës së ushtrisë shqiptare.
Gjatë fjalës përballë të pranishmëve, Rama u ndal dhe te çmimi i energjisë, ku tha se qeveria po përpiqet të kontrollojë inflacionin përmes mbajtjes së pandryshuar të çmimit për biznesin e vogël dhe konsumatorët familjarë.
Rama shtoi se kriza e energjisë është e planifikuar nga Rusia si një armë për të gjunjëzuar Evropën.
Ai shtoi se teksa në Shqipëri çmimi mbetet i pandryshuar në Maqedoni çmimi është katër-fishuar.
“Ndjehem mirë se procesi i rindërtimit të shkollave po sjell një ndryshim të madh një ndryshim thelbësor.
Hapësirat dhe godinat po ndryshojnë kudo. Natyrisht ka ende shkolla që nuk janë prekur nga kjo valë e madhe ndryshimi. Ndoshta në Tiranë nuk janë përfunduar të tëra, por ajo që është e rëndësishme është që sot nuk ka asnjë krahasim me dje.
Është një kohë e vështirë për të gjithë kjo që kalojmë. Është se fatkeqësia u bë e treta në radhë nga rrethana të imponuara nga jashtë.
Jo vetëm që është e treta por është më e vështira, nëse tërmeti mori jetën e disa njerëzve, shkatëroi shtëpitë e disa të tjerëve, pjesa tjetër nuk u prek. Ne spostuam fondet që tu gjendeshim atyre që ishin pa shtëpi. Pastaj erdhi pandemia që i kërcënoi të gjithë por që nuk i preku të gjithë.
Ndërkohë kjo e treta, lufta pë rata që nuk i shërbejnë njerëzve të këtij vendi thonë se nuk ka lidhje me Shqipërinë. Në fakt Shqipëria ka shumë lidhje me bashkësinë euro-atlantike, pasi kjo luftë nuk ka nisur për të gjunëzuar Ukrainën por për të gjunjëzuar Evropën përmes armës së energjisë dhe inflacionit të luftës.
Nëse i rritet energjia atij dyqanit atje, cilido që hyn për të blerë atje do ta blejë më shtrenjtë. Duke e mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë për biznesin e vogël dhe për familjet ne po përpiçemi të kontrollojmë inflacionin.
Në Maqedoninë fqinje çmimi është rritur katër fish”, tha Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al