Ajo që ka ndodhur me kalendarin e Kategorisë së Dytë në vitin 2022 është sa qesharake, aq edhe absurde. Aty ishte Flamurtari i Vlorës, ndërsa këtë sezon janë njëherësh Elbasani, Gjirokastra, Pogradeci, Kuçova dhe qytet të tjera të rëndësishme të vendit, që mbi të gjitha kanë pasur tradicionalisht futboll.
Por çfarë ka ndodhur me skuadrat që përfaqësojnë 21 qytete, edhe pse në nivelin e tretë të futbollit. Nëse i referohemi këtij viti, u luajt futboll në muajt shkurt, mars dhe prill, ndërsa më pas u bë pushim deri tetor, diçka e pazakontë.
Në nëntor u luajtën dy javë, ndërsa tani në dhjetor ekipet do të zhvillojnë vetëm një ndeshje. Pra, 6 muaj pushim dhe 6 muaj futboll! Deri më tani në Kategorinë e Dytë janë luajtur vetëm 7 javë…
LISTA
VLORA
ELBASANI
GJIROKASTRA
POGRADECI
KUÇOVA
LIBRAZHDI
SARANDA
DEVOLLI
VORA
PEQINI
DELVINA
MALIQI
PATOSI
TEPELENA
MEMALIAJ
KOPLIKU
GRAMSHI
FUSHË-KRUJA
BULQIZA
VELIPOJA
LUZI 2008
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al