Dalin detaje te reja nga operacioni per kapjen e gomones me droge nga ana e policise greke.
Gazetarja e “Panorama”, duke iu referuar mediave greke raporton se gjate aksionit te policise, nje nga skafistet e gomones ka mbetur i plagosur. Nderkohe qe sasi e peshuar sipas burimeve i kalon 2 tone droge.
Mesohet se gomonia eshte 12 metra e gjate dhe sipas mediave te korfuzit eshte nisur nga jugu i Himares. Sipas policise greke, ajo kishte itinerar Shqiperi-Greqi-Itali.
Policia thote qe operacioni nuk ishte rutine por kishte disa jave qe kishte informacione per kete grup kriminal.
Mbreme gjate nates vijoi operacioni i policise greke ne Notia Proastia ne disa banesa. Mediat greke informoje deri tani per 6 te arrestuar ne total, 4 shqiptare e 2 italiane.
Mesohet se ne gomone jane kapur 2 shqiptare dhe 1 italian ndersa neper banesa jane kapur 2 shqiptare te tjere dhe 1 italian.
Si nisi operacioni
Operacion i madh anti-droge ne Greqi. Një gomone pikaset në ujërat në veri te Korfuzit dhe ndiqet deri në brigjet e ishullit Tzia, Athine. Operacioni nga ajri dhe deti. Sipas mediave greke gomonia me tre motorë nga 350 kuaj fuqi secili e drejtuar nga 3 persona. Operacioni ka nisur 48 orë me parë pas informacioneve në rruge operative, ndërkohë që qëparë u ndaluar gomonia në Tzia pasi u godit nga snajperistët që ndodheshin në helikopterin e policisë.
Operacioni nga anti-droga, policia kufitare me mjete tokësore, detare e ajrore të forcave speciale dhe forcave amfibe. Është sekuestruar sasi tepër e madhe droge. Operacioni vijon.
Droga vinte nga Shqipëria. Ka pasur shkëmbim zjarri. Gomonia tani po transportohet drejt Pireut. Policia kishte prej kohesh informacion për këtë rast.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al