Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është filmuar duke shkuar në tualet i shoqëruar nga gjashtë truproja ndërsa ishte në një samit të Ukrainës në Paris.
Në këtë samit morën pjesë Putin, Presidenti Francez Emmanuel Macron, Kancelarja Gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Ky samit u pa si një mundësi e mirë për të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund pesë viteve të konfliktit në lindje të Ukrainës.
Lideri rus, 67 vjeçar u filmua, shkruan “Daily Mail” duke lënë tualetin pasi pesë truproja u siguruan që vendi ku ai do kalonte ishte e sigurt. Një truprojë tjetër u pa të ecte pas tij, ndërsa ai doli nga tualeti në Pallatin Elysee në Paris.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al