Dashamir Shehi: Opozita mbahet në këmbë nga Edi Rama

Oct 8, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Dashamir Shehi deklaroi se “opozita mikse që është sot mbahet në këmbë vetëm nga Edi Rama”.

shehi-ok

“Ditën që Rama nuk do të jetë më, opozita nuk do të jetë kaq homogjene. E kuptojnë që pushteti i Ramës është kaq abuziv, arrogant dhe antiligjor, sa që janë bashkuar njerëz që kurrë nuk do të bëheshin bashkë në kushte të tjera”, deklaroi kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) në emisionin “Top Talk”.

Shehi theksoi se marrëveshja që ka me Lulzim Bashën është e thjeshtë: të rrëzojë Edi Ramën. Gjithsesi, kryetari i LZHK-së pranoi se sistemi zgjedhor është defekt, por që do të diskutohet pas përmbushjes së qëllimit kryesor të opozitës

“Sistemi zgjedhor është defekt i madh dhe zoti Basha e pranoi vetë se pasi të pastrohet procesi nga vjedhja e votave, do të merremi me sistemin, që sipas meje, sot është i pavlefshëm. Që të funksionojë përfaqësimi real i vlerave, duhet sistem që të ketë një element mazhoritar, ose zonat mazhoritare, ose listë të hapur. E dyta, të jetë kombëtar, jo rajonal. Por, aktualisht jemi te faza e parë. Nëse qytetari dhunohet që shkon te kutia e votimit, asnjë sistem, as më i miri, nuk ka vlerë”, theksoi Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura