Dashnor Bajaziti: “Mediu është mosmirënjohës, ika nga PR”

May 10, 2013 | 9:22
SHPËRNDAJE
Dashnor Bajaziti

Ish zv.ministri i Kulturës, përfaqësues i PR-së, Dashnor Bajaziti u shkarkua dy ditë më parë nga ky post me vendim qeverie. I kontaktuar nga gazeta lidhur me këtë vendim, ai tha se ka ikur para 3 muajsh nga republikanët për shkak të konfliktit me kreun e kësaj partie, Fatmir Mediu. “Unë kam rreth dy muaj që jam larguar nga Partia Republikane pas disa debatesh që kam pasur me Fatmir Mediun. Isha i gatshëm që të jepja dorëheqjen nga pozicioni i zv.ministrit. Nuk kam probleme me asnjë tjetër, por me zotin Mediu. Debati me të ka qenë për mosmirënjohje dhe për mungesë besnikërie. Mediu nuk e kujton që unë e kam ndihmuar për të marrë mandatin e deputetit. Kisha kohë që doja të largohesha, siç u largova, nga PR-ja”, tha Bajaziti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura