De Biasi: Kundër Gjeorgjisë do provoj diçka ndryshe

Nov 15, 2015 | 14:30
SHPËRNDAJE

“Një sfidë e veçantë pas festës në Kosovë”. Kështu premton të jetë sfida miqësore e ditës së hënë, mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të luhet në “Qemal Stafa” në orën 20:00, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi.

Ai theksoi se ndaj gjeorgjianëve do të provoj diçka ndryshe nga ajo e sfidës vëllazërore në Prishtinë. De Biasi është shprehur se do të fokusohet në eksperimente të reja, përpara eventit më të rëndësishëm të vitit të ardhshëm, kampionatit europian që do të zhvillohet në Francë.

De-Biasi-9-658x452
Përsa i përket formacionit, De Biasi u shpreh se atë do ta vendosë pas stërvitjes së sotme, ku do të shikojë me vemendje të gjithë lojtarët. 

Në konferencën për mediat foli edhe kapiteni Lorik Cana, i cili tha se vetëm pas Europianit do të vendosë për të ardhmen e tij. Cana vijoi më tej se armiku i vetëm i Kuqezinjvë në Francë do të jetë eksperienca e pakët e Kombëtares në të tilla evente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura