De Biazi u shpjegon italianëve Egnatian: Të huajt bëjnë diferencën në Superiore, nuk pres surpriza ndaj Napolit

Jul 26, 2024 | 18:57
SHPËRNDAJE

Egnatia përballet këtë të diel me Napolin në një miqësore luksi në Itali. Një sfidë e veçantë për rrogozhinasit, por edhe për napolitanët që njohin pak ose aspak futbollin shqiptar. Ndaj “Radio Kiss Kiss Napoli” ka intervistuar ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, për të mësuar diçka më shumë rreth ekipit rrogozhinas.

de-biazi

De Biazi, edhe pse është në kontakt të vazhdueshëm me vendin tonë, ka pranuar se njeh pak gjëra për këtë klub, edhe për faktin se ka pak vite që ka dalë në skenë si një skuadër me pretendime për trofe madhorë në Shqipëri.

“E njoh pak, ka dalë në skenë në vitet e fundit. Nuk ka asnjë krahasim me Napolin, vlerat janë absolutisht të ndryshme. Normalisht, janë të huajt ata që bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar dhe ata kanë arritur të bëjnë gjëra të rëndësishme.

Kjo është një skuadër që është më përpara nga pikëpamja fizike, pasi kanë luajtur eliminatoret e Ligës së Kampioneve, por Napoli është i një niveli superior. Të gjithë ndjekin atë që u thotë Konte, nuk pres ndonjë surprizë të dielën në darkë’, tha De Biazi për duelin e rrogozhinasve në Itali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura