Debatet në komision, Salianji në Panorama TV: Ka pretendime se SHISH është kthyer në çerdhe militantësh të PS. Vlora Hyseni nuk u përgjigj për udhëtimin në Beograd

Jun 21, 2023 | 19:55
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka treguar në Panorama TV debatin e ndodhur në Komision ku ishte prezente drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni.


Ai tha se i ka drejtuar asaj disa pyetje në lidhje me shqetësimet e ngritura në media për kthimin e SHISH në çerdhe militantësh të PS dhe udhëtimin e saj në Beograd të përfolur në media.

Salianji theksoi se për asnjë nga këto çështje, Vlora Hyseni nuk ka dhënë përgjigje, por theksoi se vëmendja e deputetëve të opozitës do të jetë e shtuar dhe do të ketë komunikime të tjera në vazhdim.

“Ne jemi aty për të mbrojtur interesin publik dhe në sy të publikut dhe medias u pa shqetësimi i maxhorancës për të mos i dhënë fjalën deputetëve gjë që nuk u arrit dot sepse nuk na e jep regjimi fjalën për të folur por rregullorja e Kuvendit.

Së dyti unë mendoj dhe mendova dhe në atë moment se do të ishte në detyrimin e një institucioni kushtetues si drejtuesja e SHISH, për të sqaruar akuzat e ngritura në publik dhe janë hedhur nga media për ato që unë e pyetja që janë tre çështje. A ka pasur një udhëtim më parë apo gjatë ushtrimit të funksionit në Beograd siç është përfolur në media dhe e kam pyetur për një kulturë mosndëshkueshmërie në SHISH për persona për të cilët ka akuza se janë përfshirë në shantazhe, shitje informacioni apo shpërdorim detyre.

E pyeta për një shqetësim që ka të bëjë për largimin e profesionistëve dhe kthimin në një çerdhe militantësh të Partisë Socialiste të Shërbimit Informativ Shtetëror. Nuk pati përgjigje Vëmendja jonë do të jetë e shtuar dhe do të kemi komunikime të tjera për këtë çështje”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura