Debatet për Festivalin e 58-të në RTSH/ Edmond Zhulali: Arilena këngëtare shumë e mirë, por jam shumë zemërthyer. Ku u gabua me jurinë

Dec 24, 2019 | 18:40
SHPËRNDAJE

Kompozitori i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, Edmond Zhulali, ka analizuar në detaje organizmin e Festivalit të 58-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa nuk ka kursyer kritikat kundrejt dy drejtorëve, drejtorit të festivalit dhe atij artistik.

Edmond-Zhulalifestivali-panorama

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Zhulali theksoi se ky festival ka cenuar rëndë kolonën e tij duke shtuar se organizatorët kanë lejuar kundër rregullores të marrin pjesë në festival kompozitorë të huaj në kundërshtim me parimet thelbësore të identitetit të këngës shqiptare.

Ai më tej flet edhe për këngën fituese, por edhe për debatin që ka lindur mes dy këngëtarevee, Elvana Gjatës dhe fitueses së Festivalit, Arilena Ara. Kompozitori gjithashtu thotë se qëndrimi dhe kritikat e tij publike nuk janë kundër festivalit, por janë kundër “dhunimit të identitetit të këngës dhe muzikës shqiptare”.

Intervista e Edmond Zhulalit:

Ju e keni shprehur irritimin tuaj më herët, madje që në ditën e parë të festivalit, dhe elementi kryesor janë prania e kompozitorëve të huaj në  festival, pse ka ndodhur kjo?

Unë kamë shprehur një shqetësim të madh, personal natyrisht. Kjo ka qenë kolona bazë e festivalit, ku  këngëtarët dhe kompozitorët të jenë shqiptarë. TVSH mbahet nga taksat e shqiptarëve, dhe i gjithë kjo duhet t’i kthehet qytetarëve.  Kompozitori është ai që i jep frymën ose pamjen një këngë shqiptare dhe jo shqiptare. Gjithmonë synohet  që këto këngë të jenë shqiptare. Duke cenuar këtë, cenon edhe integritetin e këngës shqiptare. Vazhdimisht në rregullat e festivalit kanë qenë që autorët duhet të jenë me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Nëse ti cenon kolonën themelore të festivalit, kjo është shumë e rëndë. Ky është një vendim i drejtorit të festivalit. Është një vendim i drejtorit artistik Vera Grabocka. Festivali është institucion dhe ka një rregullore.

Ky rregull është thyer për këtë vit, kur ka pasur një rregullore të shkruar që nuk lejohej të marrin pjesë të huajt?

Ky rregull ka qenë gjithmonë prezent, që në festivalin e parë dhe asnjëherë nuk është marrë një iniciativë që të diskutohet ky rregull kaq strikt. Në festivalin e Sanremos, nuk  lejohet asnjë konkurrent nëse nuk kanë nënshtetësi italiane. Kriteret u mbajtën të fshehta, ndërsa unë nuk e kam ditur se një kompozitor mund të marrë pjesë  me dy këngë. Drejtori i festivalit dhe drejtori artistik janë përgjegjës. Vera Grabocka nuk mund të ishte drejtore  artistike. Ajo mendoj se nuk e ka përgatitjen e duhur. Ky është një festival muzikor, që edhe elementët e tjerë janë shtesë dhe nuk është film.  Ne mendojmë se janë shkelur rëndë interesat kombëtare dhe muzikës shqiptare. Ky është problem i rëndë.

Pse mos të kishte edhe një juri tërësisht shqiptare?
Vetëm tre u tha se do të jenë të huaj, por jo që shumica e jurisë të jetë e huaj.  Nuk ka peshore në art, sepse çdo njeri e percepton këngën sipas shijeve dhe formimit muzikor. Kjo juri e përbërë nga pesë anëtarë, kishte vetëm një kompozitor të huaj dhe ai ishte grek. Shqipëria ka shumë ekspertë. Spektakli është shumë i rëndësishëm, i cili ndihmon që këngët të shfaqen në mënyrë sa më të mirë. Skenografia ishte e mirë. Festivali përpiqet që të arrijë nivele më të larta. Problemi është tek kënga. Në festival kishte shumë shije që është në kundërshtim me rregullin.

Dua t’ju pyes për dy këngët, vendin e parë dhe të dytë. Si i vlerësuat ju këto dy këngë dhe pse juria e huaj e vlerësoi maksimalisht Elvana Gjatën?

Gabimin në funksionimin e jurisë, ishte që, juria nuk votoi direkt në sallë, sepse duke votuar direkt në sallë dhe nuk ka kohë të manipulohet. Të dyja këngët janë shumë më të mira. Të dyja këngëtaret janë shumë të mirë, kanë performancë shumë të mirë.  Nëse juria do të funksiononte direk në sallë, nuk do kishte vend për asnjë keqkuptim. Kishte këngë të realizuar, dhe këngëtarë shumë të mirë. Prandaj vihen personalitete për vlerësimet. Mendoj që kjo e ka krijuar debatin mes dy këngëtareve.

Mendimi im është ky, që kënga që shkon të ketë vlera të vërteta artistike. Kanë fituar edhe këngët e qeta dhe baladat.  Vlera e interpretuesit, sepse është ai që e përfaqëson. RTSH, dy festivalet para këtij ka zhdukur emrin e orkestruesit dhe kjo nuk është e drejtë, unë e kam kundërshtuar. Jam vetë dëshmitar. Orkestrusit janë një ndër aktorët që njihet nga ligji i të  drejtës së autorit. Qëllimi im nuk është që të denigrojë festivalin, kjo është e papranueshme dhe nuk ka të bëjë me festivalin. Ka edhe  pak politikë brenda.  Ne jemi një komb që ende nuk jemi formuar dhe nuk mund të bëjmë tolerime në këtë pjesë.

A i ka kënga fituese, përtej irritimit tuaj, i ka potencialet për të na përfaqësuar denjësisht në Eurovision

Arilena është këngëtare shumë e mirë dhe kam shumë besim, por jam shumë zemërthyer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura