Debati për Kosovën/ Ish-Presidenti Alfred Moisiu i jep të drejtë Ramës

Oct 21, 2016 | 19:09
SHPËRNDAJE

Deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd nuk ka pse të krijojë probleme. Kështu vlerëson ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Për më tepër, ai thotë se edhe vet kishte mbajtur qëndrim të njëjtë karshi Serbisë.

Moisiu“Sipas asaj që gjykoj unë, ato që i tha Rama në Beograd nuk kanë asgjë dhe asnjë shprehje që të krijojnë probleme.

Me sa mbaj mend unë, ai tha dy gjëra kryesore. E para që njohja e pavarësisë së Kosovës edhe Serbinë e lehtëson, e ndihmon. Dhe e dyta, tha se Trepçën nuk mund ta sjellim në Beograd, Trepça është atje ku është”, ka thënë Moisiu për Kosovapress.

“Çdo shqiptar e ka për detyrë që të mbrojë të drejtat e bashkëkombësve, të bashkatdhetarëve të tij”, ka thënë ish-presidenti.

“Nuk e arrijmë dot ta ribashkojmë vendin, për arsye që dihen, por disa drejtime mund të kryejmë, si në anën ekonomike, anën politike, anën kulturore.

Këto gjëra ne duhet t’i bëjmë. Unë gjykoj që secili, sa herë që krijohet rasti dhe mundësia, duhet t’i dalë në mbrojtje njëri tjetrit”, citohet të ketë thënë ish-presidenti Alfred Moisiu.

Tutje, sipas tij edhe ai gjatë vizitave në Beograd, gjatë kohës sa ishte president i Shqipërisë, kishte folur pothuajse të njëjtat gjëra në përmbajtje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura