Deklarata se është e virgjër bëri bujë në rrjet, ish-konkurrentja e “Për’puthen” në një lidhje dashurie. Flet për puthjen e parë dhe për djalin që i “rrëmbeu” zemrën

Jul 5, 2021 | 12:54
SHPËRNDAJE

Sindi Loci, ish-konkurrentja e “Për’puthen” që bëri bujë me hyrjen e saj në programin e dashurisë, sepse deklaroi se është e virgjër, tashmë është në një lidhje romantike.

sindi loci (1)

22-vjeçarja hodhi poshtë thashethemet se është në një lidhje me një nga ish-djemtë e “Për’puthen”, teksa fliste në “Trotuar”. Sindi tregoi se djali që i ka vjedhur zemrën nuk është i huaj, duke thënë: “Shqiptar, shqiptar është. Nuk na ndahet zemra ne nga shqiptarët”.

Ish-konkurrentja nuk preferoi të japë shumë detaje, por pranoi se është shumë e dashuruar dhe e lumtur me njeriun që ka në krah.

sindi loci (6)

Është shumë i sinqertë dhe kjo më ka bërë të bie në dashuri me të”,- shtoi Loci për të dashurin e saj. Kur u pyet nëse e ka dhënë puthjen e parë, ajo tha fillimisht “jo”, e më pas buzëqeshi duke nënkuptuar se ka ndodhur e kundërta.

sindi loci antonela berisha (8)

Violinistja zbuloi se së shpejti do të publikojë një libër, por i dashuri i saj nuk do të jetë i përfshirë në të.

sindi loci (3)

Nuk e kam përfshirë në libër, sepse është shkruar para tre vitesh. Është fanta-shkencë, por ka dashurinë në qendër”,- zbuloi ajo.

sindi loci antonela berisha (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura