Deklaroi se e qëlluan disa persona të panjohur, policia zbardh plagosjen e 24-vjeçarit në Shkodër: Ja si qëndron e vërteta! I riu vendoset në pranga

Oct 10, 2021 | 11:46
SHPËRNDAJE
policia ne shkoder
Foto ilustruese

Plagosja e 24-vjeçarit Isak Mehmedaj është zbardhur nga policia e Shkodrës. I riu është vendosur në pranga pasi ka dhënë deklarim të rremë mbi ngjarjen.

Nga hetimet e policisë, rezulton se i riu është vetëplagosur me armë zjarri në bark, por ka gënjyers se e kanë qëlluar disa persona të tjerë të cilët nuk i njihte.

24-vjeçari, në bashkëpunim me një 20-vjeçar tjetër, kanë fshehur armën në vendin e ngjarjes si dhe kanë inskenuar një variant ndryshe të saj duke u përpjekur të fshehin rrethanat.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues  ne fshatin Mushan Shkoder, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestua në flagracë dhe shtetasi G. M., 20 vjeç, banues  në fshatin Mushan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

24-vjeçari rezulton kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, konkretisht Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës Ridvan Ramazani.

Mehmedaj i cili aktualisht ndodhet në burg, dyshohet se më 28 nëntor 2020, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë ekzekutuar Ridvan Ramazanin.

Njoftimi i Policisë:

U plagos aksidentalisht me armë zjarri dhe deklaroi se e kishin plagosur disa persona të panjohur, Policia zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 24-vjeçarin. Në pranga edhe një 20-vjeçar i cili sëbashku me 24-vjeçarin fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën.

Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur  mëngjesin e datës 9 tetor 2021, ku në spitalin rajonal shkodër u paraqit për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri 24 vjeçari, I.M, i cili deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri në fshatin Mushan, Shkodër,  nga disa persona të paidentifikuara,  nga hetimet e thelluara rezultoi se:

Shtetasi I.M., është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark, jashtë rrezikut per jetën. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë  shtetasi Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues  ne fshatin Mushan Shkoder, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestua në flagracë dhe shtetasi G. M., 20 vjeç, banues  në fshatin Mushan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura