Del dokumenti i CIA-s/ Kush ishte komandanti i kampit në Tepelenë që përdhunonte femrat që e refuzonin

Apr 2, 2018 | 15:31
SHPËRNDAJE

Një dokument i CIA-s i 27 tetorit 1951, i deklasifikuar tashmë, hedh dritë mbi gjendjen në kampin e Tepelenës, ku prej vitit 1949 mbaheshin mbi 3600 të internuar.

Dokumenti tregon gjendjen e vështirë në kamp, numrin e madh të vdekjeve kryesisht në fëmijë dhe burra, si dhe përmend emrin e komandantit të kampit, Xhaferr Pogaçi.

dokumenti i CIA per kampin e tepelenes

Për të thuhet se përdhunonte femrat të cilat nuk pranonin të kishin lidhje intime me të, shkruan Panorama.

PJESE NGA DOKUMENTI i CIA-s

“Janë 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, të cilën janë vendosur aty në vitin 1949, kampi më i vjetër dhe më i madh në Shqipëri, ndërsa në kampin Beden në Kavajë janë 2000 të internuar. 70%  e të internuarve në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Vdekshmëria më e lartë është tek fëmijët.

Fëmijët që vdiqën në 1949 ishin binjakët e Lulje Xherxhe (Lulje Nuo Djerje) nga Kopliku, jo më shumë se 1 vjeçarë, fëmija i vogël i Zef Mirasa nga Bajza, djali 1 vjeçar i Fran Hasa nga Bajza, dy fëmijë të Prenash Xherxhe nga Ljohe, dhe tre fëmijë të Xhuste Goraj, 10 vjeç, 6 vjeç dhe 6 muajsh.

Komandanti i kampit është Xhafer Pogaçi. Ai është një fshatar injorant dhe tiran që ka përdhunuar gra dhe vajza, të cilat kanë refuzuar të kenë lidhje intime me të. Ai dëshiron të shohë fëmijë teksa vdesin.

Të internuarit në kampin e Tepelenës flenë në shtretër druri katër katësh. Familjarët nuk janë të ndarë. Ndërtesa nuk ka papafingo, nuk ka çati, janë në qiell të hapur. Kampi u siguron një krevat druri dhe një sasi sapuni mujor. Ushqimi i përditshëm është çaj për mëngjes, supë dhe 650 gram bukë për drekën dhe darkën. Nuk ka asnjë mobilie për të vendosur ushqimet apo veshjet. Asgjë plotësuese as për fëmijët.

Është e vështirë të ruash pastërtinë në këtë kamp. Atyre nuk u jepen fshesa, por detyrohen të fshijnë me degë pemësh. Vendi është plot më parazitë. Një pjesë e madhe e të internuarve janë të sëmurë, si pasojë e kequshqyerjes, papastërtisë dhe parazitëve, turberkulozi është përhapur shumë. Shumë vdesin, kryesisht fëmijë dhe burra. Fëmijët vdesin për shkak të sëmundjeve, ndërsa burrat nga lodhja e punës si skllevër.

***

Në Shqipëri arrestimet bëhen pa urdhër, masat për burg jepen pa u gjykuar. Të burgosurit e kampit nuk ndahen sipas kategorisë, (kriminele dhe të burgosur politik), vdekja është ultimatum për të gjithë. Rreth dy vite më parë, Jak Marko, një polic, vrau Zef Kolj Prencija, presidenti i organizatës së të rinjve në rajonin e Barbullush. Ditën që pasoi, Metus Bogo, një oficer nga Shkodra, e vlerësoi këtë vrasje në një takim që bëri me popullin. Arsyetimi që dha për këtë vrasje ishte se viktima kishte simpati kundrejt Jugosllavisë.

Autoritetet gjithashtu vranë edhe Sokol Bajramaj, anëtar i Partisë Komuniste, pasi në një takim tha se gjithë zhurma për Jugosllavinë nuk ishte e vërtetë.

Përktheu: Ana Kurti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura