Harta/ Shtrëngata të forta e rrëshqitje dherash, ja qytetet në rrezik

Dec 9, 2017 | 22:32
SHPËRNDAJE

Reshje intensive qe do te perfshijne gjithe vendin, shtrengata te forta ne 5 qytetet dhe nje rrezik i madh i reshqitjeve te tokes ne shume zona te Shqiperise.

rruga8

IGJEUM ne buletinin e fundit mbi rreziqet natyrore ben paralajmerimet e nevojshme dhe nxjerr hartat me zonat e rrezikuara.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.09) reshjet do të përfshijnë gjithë vendin dhe në qarkun e Shkodrës ato do të jenë edhe intensive.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

harta

Nesër (e diel, dt.10) pritet që të ketë reshje kryesisht paradite, me një intensitet i cili do të ulet ndjeshëm në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten reshje dëbore në zonat malore.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 °C / 10 °C në vendet e ulëta: 5 °C / 9 °C në vendet malore: -3 °C / 5 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.09) do të fryjë mesatare, ndërsa nesër (e diel, dt.10) do të dobësohet dhe do të fryjë e lehtë.

harta2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura