Delegacioni i PE takon Ruçin, kreu i Kuvendit: Parlamenti, legjitim

Feb 28, 2019 | 10:10
SHPËRNDAJE

Pas takimeve të mbrëmshme, Delegacioni i Parlamentit Evropian ka zhvilluar mengjesin e sotem një takim me kreun e Kuvendit Granoz Ruçi.

Gramoz-Ruci

Burime nga Kuvendi bejne me dije se në qendër të takimit ka qenë kriza politike dhe reformat për ecurinë e Shqipërisë drejt BE.

Mësohet se kreu i Kuvendit ka deklaruar se Parlamenti është legjitim sepse ka ardhur nga zgjedhje të ndershme.

“Objektivat për integrimin jane drejt përmbushjes dhe reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses”- ka thene Ruci, duke shtuar se “Vettingu eshte jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë”.

Sipas Ruçit, në qershor organet e reja të sistemit te drejtesise do te jene në funksion të plotë.

Ai ka pohuar para delegacionit se reforma ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve, nderkohe qe ka sqaruar se paketa per reformen elektorale eshte e depozituar në Kuvend.

Ne pergjigje te akuzave te opozites, Ruci ka thene se “Zgjedhjet e 2017 jane të certifikuara nga 100% e numuruesve të opozitës, zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend dhe Kuvendi eshte në dispozicion të opozitës”.

Sipas tij, opozita gëzon të drejta që unë ai si opozitar nuk i ëndërronte.

“Basha ka folur dy orë më shumë se Kryeministri dhe opozita tre orë më shumë se maxhoranca, por opozita ka refuzuar të përdore kontrollin parlamentar”- tha Ruci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura