Dëmton makinën e Policisë dhe kanos efektivin, arrestohet 29-vjeçari

Jun 29, 2024 | 16:47
SHPËRNDAJE

Policia ka vënë një 29-vjeçar i cili ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin.

policia

Shkak është bërë bllokimi i një gomoneje, në të cilin ky shtetas ndodhej pasagjer.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Fier arrestoi  shtetasin:

-Sh. G., 29 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin, pasi në Postën Kufitare Hoxharë nga Policia Kufitare ishte bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J. Xh., në të cilin ndodhej edhe shtetasi Sh. G.

Në  momentin që ka dëmtuar mjetin e Policisë, ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij dhe shërbimet e Policisë gjatë kontrollit  i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lende të dyshuar narkotike, cannabis sativa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura