Denoncohet tjetër rast i abuzimit me të mitura/ Pranga 59-vjeçarit, i cili dyshohet se ngacmoi seksualisht dy 14-vjeçare

Nov 6, 2021 | 16:20
SHPËRNDAJE

Një tjetër rast ngacmimi seksual i të miturave është raportuar në Pogradec.

Sipas policisë, një 59 vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura, 14-vjeçare.

emitur-abuzimseksual0dhune

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.h. 59 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që pak ditë më parë një i ri 19-vjeçar u arrestua nga Policia e Lushnjës, pas denoncimit të familjarëve të vajzës, ku dyshonin për abuzimin e saj. Policia sqaroi se bëhet fjalë për një të nga Cërriku. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë”, njoftoi Policia tre dite më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura