Denoncuan importin e bagëtive me sëmundje, Vetting: Si u shkarkua nga detyra drejtori dhe veterineri! Kush janë subjektet që përdorën influencën tek politika

Jun 27, 2024 | 20:23
SHPËRNDAJE

 EMISIONI VETTING/ Armand Kullau
Presionet dhe shkarkimet për shkak të kontrabandës

Ndalimi dhe gjobitja e kompanive apo personave që kanë importuar nga Greqia gjedhë që rezultojnë me sëmundje infektive, si bruceloza, ka prekur interesat e personave që kanë lidhje me pushtetin, duke sjellë përplasje dhe shkarkime në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Elbasan.

Burimi i përplasjeve midis kreut aktual të AKVMB-së, Rolandi Meçaj dhe ish-drejtorit të komanduar, Fatmir Ozuni, duket se e ka zanafillën nga urdhri i nxjerrë nga ky i fundit.

7e821df5-a397-47d0-8347-dd5b268413ad
Fatmir Ozuni

Më 7 maj 2024, me anë të shkresës me numër protokolli 287, Fatmir Ozuni ka urdhëruar subjektet që merren me mbarështimin dhe importin e kafshëve të gjalla, Anesti Jaupllari, “AFA shpk” në pronësi të Petro Shukullit, Aleksandër Limka, Florenc Hoxha, “Tola S”, “Luka Luis”, “Gjonçi Farm” dhe Muharrem Hoxha që të krijojnë kapacitetet e stallave për karantinimin e kafshëve, të mos përdorin stalla që nuk janë të licencuara dhe të mos importojnë bagëti përtej kapaciteteve që ato zotërojnë, në të kundërt do të merren masa administrative.

Është kjo listë, ku gjenden personat me lidhje me pushtetin, persona që kanë thyer karantinën, të cilët kanë importuar kafshë të infektuara me brucelozë nga Greqia nën dyshimin me anë të certifikatave fallco greke, e cila ka sjellë përplasjen e ish-drejtorit Fatmir Ozuni me Drejtorin e Përgjithshëm, Roland Meçaj.

4b1e255e-c973-4d0f-9109-e098020d86ca

Mbas dy urdhrave verbalë nga Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB-së, Rolandi Meçaj për të shkarkuar veterinerin Baki Myrtollari, ish-drejtuesi i komanduar, Fatmir Ozuni nuk ka pranuar të shkarkojë Baki Myrtollarin që ka goditur kontrabandistët, por e ka transferuar në një njësi tjetër.

Në 10 qershor 2024, Roland Meçaj ka urdhëruar lirimin nga detyra të Fatmir Ozunit, i cili aktualisht është përgjegjës sektori për shërbimin veterinar në Elbasan.

Ish Drejtorit Ozuni ka tentuar të fillojë ndërtimin e objekteve për karantinim, të cilat sigurojnë shëndetin e bagëtive vendase, duke u bërë pararojë e shëndetit të njeriut.

Nga kërkimet e “Vetting”, në bazë të Ligjit për Shërbimin Veterinar nr. 10465 datë 29.09.2011, i ndryshuar, duhet të ekzistojë një qendër karantinore shtetërore, por që aktualisht nuk ekziston.

Edhe pse Fatmir Ozuni e ka shpëtuar momentalisht nga shkarkimi, për “Vetting” veterineri Baki Myrtollari deklaron se në 20 qershor 2024, ditën që është thërritur në Tiranë nga Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, për të dhënë dëshmi për ngjarjet në Korçë, pohon se në Korçë është mbajtur procesverbal, nën pretekstin se ai është larguar nga puna, për t’i bërë presion.

Madje, persona të lidhur me pushtetin kanë kërcënuar veterinerin Baki Myrtollari për shkak të bllokimit të kafshëve të importit të pamatrikulluara.

ozuni

Sipas mjekut veterinar Baki Myrtollari: “Prapë një rast tjetër flagrant me 11 maj 2024, u kapën lopë, 19 keca e qingja në Ponqarë, 78 krerë lopë këtu. Mbas dy ditëve një kamion me qingja dhe rrënza  në mes të qytetit të Bilishtit, të paçertifikiara, pa matrikull dhe pronari i këtij kamioni pranon se i ka Spartak Meraku një biznesmen.

Dhe ky pas dy orëve më kërcënon në mes të qytetit dhe fiks pas dy orësh mua më ka ardhur kërkesa për shkarkim. Nuk është rast i lehtë të heqësh nga puna, të kërcënosh e të heqësh një njeri që lufton krimin e kontrabandën!”.

Rasti i fundit, i cili është marrë nga prokuroria e Korçës lidhet me importin e 78 krerëve gjedhë të sjella nga Greqia nëpërmjet Maksi Malos, të cilat janë evidentuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me zyrën e veterinarisë publike.

Më 11 maj 2024, fillimisht Maksi Malo është ndaluar dhe është gjobitur në zonën e Kabashit-Kolonjë, nga inspektorët e AKVMB-së për Qarkun e Korçës pasi ishin të pamatrikulluara dhe janë zbuluar në zonën e gjelbër në Gramoz.

6688c8ac-e3a7-4704-8500-8b22b4ebda76

LEXO EDHE: 

Bagëtitë e sëmura me brucelozë kontrabandohen në Shqipëri! Vetting zbulon skandalin që po rrezikon shëndetin e qytetarëve! Tre qytetet me problematike

Vetting/ Mishi me brucelozë kontrabandohet në Shqipëri, ekspertët ngrenë alarmin: Konsumi çon në sterilitet, invaliditet deri në humbje jete! Çfarë duhet të keni kujdes

Vetting siguron pamjet! Kontrollori dhe importuesi i kafshëve të dyshuara me brucelozë drekojnë në një tryezë! Lidhjet e drejtorit të AKVMB me biznesmenin

Denoncuan importin e bagëtive me sëmundje, Vetting: Si u shkarkua nga detyra drejtori dhe veterineri! Nga “Tona shpk” te “AFA shpk”, ‘lista e zezë’ e subjekteve që përdorën influencën tek politika

Vetting zbardh skemën/ Si falsifikohen letrat e matrikulimit për kafshët me brucelozë! Zbulohet subjekti që i ka importuar në Shqipëri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura