Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit, mbajtjen e një interpelance me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Shehu bën me dije, përmes një postimi në facebook, çështjet mbi të cilat është kërkuar interpelanca me ministren Manastirliu.
Thelbi i interpelancës qëndron tek vaksinimi i qytetarëve, ku do të kërkohet llogari mbi vaksinat e pacertifikuara që përdoren në Shqipëri, si dhe do të kërkohet informacion në lidhje me kohëzgjatjen e fushatës së vaksinimit.
Gjithashtu një pikë tjetër që do të trajtohet është dhe vaksinimi i fëmijëve, ku deputeti demokrat kërkon dhe uljen e fshës së vaksinimit në mbi 12-vjeç.
Statusi:
Interpelanca e kerkuar nga une dhe depozituar me date 19 tetor, ndaj Ministrise se Shendetesise per strategjine e vaksinimit Covid ne vendin tone, bazuar ne keto ceshtje:
1-Per domosdoshmerine e vaksinimit Covid te popullesise, duke percaktuar edhe llojet e vaksinave, qe do te perdoren sipas grup moshave e individualiteteve te qytetareve.
2-Per domosdoshmerine e deklarimit te nje afati final per perfundimin e vaksinimit masiv per imunizimin e te pakten 85% te popullesise.
3-Per domosdoshmerine e nderprerjes se perdorimit te cdo vaksine te pa certifikuar nga EMA dhe vazhdimin e procesit vetem me te tilla.
4-Per nevojen e rivaksinimit te te gjithe atyre qe u jane aplikuar vaksina te pa certifikuara e te pa efekeshme, si ato kineze e ruse.
5-Per domosdoshmerine e aplikimit te dozes se trete te vaksinave.
6-Per uljen e moshes se vaksinimit se pari ne 12 vjec.
7-Per strategjine e perdorimit te “Green Pass” Covid per vaksinat, me efekte kjo brenda e jashte vendit dhe per politiket e tjera ne stimulim te vaksinimit.
8-Per domosdoshmerine e permiresimit te sistemit paresor, spitalor, mbrojtjes se personelit shendetesor ne muajt qe vijne, per te perballuar perkeqesimin e gjendjes.
9-Per politikat e aplikimit te testimeve ndaj Covid prej Qeverise.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al