Derbi i kryeqytetit i degdisur në Elbasan, Partizani publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Tiranën

May 4, 2022 | 19:58
SHPËRNDAJE

Derbi i fundit i këtij sezoni mes Partizanit dhe Tiranës është degdisur në Elbasan, ku do të luhet një ndeshje ndoshta vendimtare si për titullin kampion, ashtu edhe për një vend në Ligën e Konferencës në edicionin e ardhshëm.

tirana-partizani

FSHF ka vendosur që sfida të luhet në “Elbasan Arena” dhe Partizani ka bërë publike menjëherë çmimet e biletave për këtë sfidë që do të luhet ditën e shtunë dhe hap javën e 33-të të Superiores.

NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI – KF TIRANA
E SHTUNË 7 MAJ 18:45

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat: C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Tribuna qendrore: A3, A4, B3, B4, B5, dhe sektorët e tribunave C, D, E dhe F do të jenë në dispozicion të tifozerisë së Partizanit

Tribunat qendrore: A1, A2, B1, B2 dhe tribuna G do të jenë sektorët e rezervuar për tifozerinë e Tiranës.

Biletat mund t’i siguroni duke filluar nga dita e enjte ora 10:00 deri në orën 19:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa të shtunën biletat mund ti gjeni edhe në sportelin pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.

280093750_1875902569270797_4063572033771407719_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura