Deri në 3 vjet burg për të martuarit që tradhtojnë

Oct 29, 2016 | 11:22
SHPËRNDAJE

Gjykata e Kasacionit Evropian ka marrë një vendim për ata të cilët tradhëtojnë partnerin. Ky ligj e konsideron krim tradhëtinë dhe i dënon ata me gjobë ndaj ish-partnerit.

Ndërsa, në një rast përsëritjeje mund të përfundojnë në burg deri në tre vjet.
Ky vendim është i vlefshëm për të gjithë vendet anëtare të BE-së dhe synon të forcojë familjen tradicionale.

guiy

Ky ligji është hartuar nga gjykatësi gjerman, Alvior Porfischeich, i cili tha se kjo xhungël nëpër të cilën shoqëria po kalon duhet që të rregullohet dhe familja duhet të mbrohet me çdo kusht.

Ai shton gjithashtu se: “Martesa është dhe mbetet një kontratë që duhet respektuar nga çdo forcë, në qoftë se ju nuk e kuptoni është e kotë për t’a argumentuar. Ata që e shkelin këtë kontratë do të përballen me sanksione të ashpra”. Është një vendim i vështirë i cili do të flasë më qartë në muaj dhe në vitet në vijim, por që ngjalli reagime pozitive tek partnerët të cilët ishin tradhëtuar gjatë viteve të fundit.

Pas këtij ligji, shumë prej tyre kanë filluar të kontaktojnë me avokatët e tyre në mënyrë që të nisin proceset gjyqësore ndaj partnerëve të cilët i kanë tradhëtuar./ Shije/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura