“Deri në vjeshtë 2022 nuk do kemi asnjë gjurmë të tërmetit”/ Zv.kryeminstri Ahmetaj bën bilancin e rindërtimit në dy vjetorin e tragjedisë: Ja sa banesa janë përfunduar

Nov 26, 2021 | 17:43
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një pasqyrë të procesit të rindërtimit të banesave në dy vjetorin e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

arbenahmetajtermetirindertimi

Në një intervistë për News24, ai shprehet se ky proces, me këto ritme pritet të përfundojë në vjeshtën e vitit 2022 ku të gjitha familjet e prekura do të hyjnë në shtëpitë e rindërtuara.

Zëvendëskryeministri ka bërë të ditur se deri më tani kanë përfunduar 23 pallate nga 183 që do të ndërtojë qeveria në total sëbashku me donatorët.

“Nga banesat kolektive ose pallatet, qeveria do ndërtojë 183 pallate nga të cilat kemi filluar 113 prej tyre, kanë përfunduar 23. 407 apartamente. Deri në fund të vitit do kemi afërsisht rreth 1000 apartamente që do bëhen të banueshme. Tek 5 maji do akomodohen rreth 100 familje deri në fund të vitit. Deri në korrik do jetë deri 80% e familjeve në shtëpi, diku tek 8000 familje. Janë tre lagje të mëdha që do përfundojnë. Puna përfundimisht do mbarojë në vjesht të vitit 2022. Është Spitalla që do bëhet nga Abu Dhabi. Janë 2 mijë apartamente. Puna ka filluar në 3 lote. Deri në vjeshtë të vitit tjetër nuk do kemi asnjë gjurmë të tërmetit. Do jenë të ndërtuara 167 shkoilla ku shumica janë në përfundim e sipër. Më tej do përfundojnë atë të financuara nga donatorët. Procesi i rindërtimit ka qenë shembullor në aspektin e shpejtësisë dhe cilësisë.Programi i rindërtimit ka disa shtyulla, shkollat dhe kopshtet, grantet DS2 dhe DS3 dhe një pjesë të atytre DS4” – tha Ahmetaj.

Ahmetaj u shpreh se 60% e shkollave kanë përfunduar ose janë drejt përfundimit. Ai thotë se në këtë proces janë angazhuar 400 kompani me 27 mijë të punësuar.

“Me shkollat jemi të gjitha në ndërtim e sipër. 60% e tyre ose kanë mbaruar ose janë në përfundim brenda dhjetorit. Ndërtimet e shkollave që vijnë nga donatorët kanë marrë shpejtësi në ndërtim. Përsa i përket shtëpive individuale, nga të vlerësuara diku në janar shkurt do kemi deri 2400 banesa të rindërtuara plotësisht. Sot që flasim janë në vlerësim e sipër rreth 1800 banesa individuale në Bashkinë e Tiranës. Përsa i përket pallateve, kanë mbaruar 23 dhe janë në ndërtim e sipër në Durrës, Manzë, Shijak e Thumanë e Laç. Shijaku ka përfunduar komplet, njësitë individuale, pallatet janë në mbarim e sipër, përreth dy muaj do përfundojnë. Si process është më i shpejtë dhe transparencë. Janë rreth 400 kompani që po marrin pjesë në këtë proces dhe janë mbi 27 mijë të punësuar. Dua të përmend donator përveç Bashkimit Europian, kemi qeverinë turke, Emiratet e Bashkuara me 2000 apartamente ku do shkojë shumë deri në 75 mln dollarë. Të gjitha çfarë kemi pasur grante nga donatorët janë angazhuar të gjitha” – tha Ahmetaj.

Zëvendëskryeministri thotë se për kompanitë e ndërtimit ka pasur problematika për shkak të ndryshimit të çmimit, por shton se ato janë të angazhuara të vazhdojnë punën pavarësisht uljes së fitimeve.

“Ata që po ndërtojnë po ecin me shpejtësi, nuk kemi frenuar financimin në raport me situacionet. Patjetër që mund të kenë pasur vështirësi për shkak të ndryshimit të çmimit të hekurit por ne nuk kemi bërë negociata. Po vazhdojnë punën. Nuk jemi në këtë fazë që fitimi u ka shkuar zero. Procesi i rindërtimit ka qenë me pak fitim për kompanitë. Që në fillim është menduar që të ketë një marzh të ulët fitimi, ama po të shohësh punën, është bërë një gjë e mirë. Parimet e kontrollit të investimeve publike janë rigoroze. Asgjë nuk shkon në besën e askujt, shteti shkon me letra dhe me procedura publike. Ka pasur një platform aplikimi ku kanë aplikuar mbi 60 mijë dhe janë vlerësuar mbi 49 mijë. Databaza është e atyre që kanë aplikuar dhe u janë vlerësuar. Janë aty në arkivë dhe do ngelin aty pasi do auditohen sërish. Patjetër që ka ankesa. Dikush nuk do të lëvizë, ne kemi në Fushë-Krujë që nuk duan të vijnë në shtëpi dhe duan të qëndrojnë aty ku janë. Është platforma e vlerësimit, është publike. Dokumentet janë aty, dosjet e vlerësimit apo të refuzuara janë aty të gjitha. Të gjitha raportet e vlerësimit të vetuara nga institute i ndërtimit” – tha Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura