Të tjera detaje kanë dalë nga tragjedia e të premtes në Lefkada të Greqisë, ku humbi jetën 4-vjeçari shqiptar.
Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet me dije se 4-vjeçari ka humbur jetën pas goditjes nga traktori që drejtohej nga i ati i tij 30-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën provinciale malore Syvrou – Karyas, në Egluvi, fshati më malor i Lefkadës, në qendër të ishullit.
Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli të mbijetonte.
Traktori që po drejtonte babai i tij doli nga rruga dhe ra në një fushë ngjitur. Në automjet ishte edhe një gjashtëmbëdhjetë vjeçar, i cili ishte nipi i shoferit, i cili mbeti i plagosur lehtë. Shoferi me origjinë shqiptare është dërguar në policinë e Lefkadës dhe është lënë i lirë sot.
Bëhet me dije se familja e shqiptarit është një nga familjet më të dashura në Karya, Egluvi dhe gjithë Lefkadën. Familja përbëhej nga babai, nëna dhe Floriani i vogël 4-vjeçar, i cili ishte gjithë jeta e tyre. Që kur erdhi në jetë, Floriani ishte me një problem në zemër, dhe babai i tij qëllimin e jetës së tij ishte që ta bënte sa më mirë fëmijën e tij.
Ai punonte ditë e natë që të mund të siguronte të ardhura për operacionet dhe çdo gjë tjetër që i nevojitej engjëllit të tij të vogël. Dhe ia kishte dalë. I vogli po shkonte mirë, shkonte dhe në kopësht. E gjithë jeta e familjes ishte ky djalë i vogël.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al