Dhuna ndaj studentëve tek Ekonomiku, pedagogët në mbrojtje të tyre: Nëse nuk ndalojnë këto akte, ne…

Jan 11, 2019 | 23:22
SHPËRNDAJE

Pas dhunës së ushtruar mbi studentët nga efektivët e policisë, në një deklaratë publike ka reaguar edhe Forumi për Lirinë Akademike.

“I bejme thirrje gjithe opinionit publik, kolegeve tane qe te solidarizohen me studentet ne mbeshtetje te kauzes dhe qendreses se tyre dinjitoze kunder dhunes policore. Gjithashtu i bejme thirrje faktorit nderkombetar qe te reagoje ndaj kesaj situate te paprecedent.

Bejme me dije se nese nuk ndalohen aktet e dhunes dhe presionit ndaj studenteve dhe nese nuk ndeshkohen ushtruesit e kesaj dhune, ne pedagoget do te bejme thirrje per nje greve te pergjithshme te trupes akademike ne mbrojtje te studenteve tanë”, thuhet në këtë deklaratë.

Dhuna-studenti-kapet-prejfuti

Deklarate e plote e Forumit per Lirite Akademike

Forumi per Lirite Akademike po ndjek me shqetesim dhunen dhe presionin qe po ushtrohet ndaj studenteve nga forcat policore ne bashkepunim me administratoret qe po luajne rolin e komisareve politike sic e sanksionon ligji i arsimit te larte. Dje dhe sot, forca te shumta policore ne shkelje te hapur te ligjit kane hyre neper ambientet universitare duke dhunuar hapur studentet te cilet po ushtrojne te drejten e tyre kushtetuese duke protestuar per nje arsim cilesor si dhe per kushte me te mira jetese. Vete ministri i rendit dhe policia e shtetit permes veprimeve dhe deklaratave te tyre po krijojne nje situate terrori ne universitete, qe, me gjithe anomalite demokratike te ketyre 28 viteve demokraci nuk ka ekzistuar ndonjehere qe prej viteve 90. Madje, edhe gjate protestave te viteve 90, policia e diktatures nuk ka ushtruar kurre dhune brenda ambienteve universitare. Fatkeqesisht ne kete dhune te ushtruar ndaj studenteve nga forcat policore po marrin pjese edhe disa drejtues universitare te korruptuar te cilet shpresojne qe permes zellit per t’iu bashkengjtur dhunes policore ndaj studenteve te tyre te shpetojne lekuren dhe te ruajne privilegjet e veta. I bejme thirrje gjithe opinionit publik, kolegeve tane qe te solidarizohen me studentet ne mbeshtetje te kauzes dhe qendreses se tyre dinjitoze kunder dhunes policore. Gjithashtu i bejme thirrje faktorit nderkombetar qe te reagoje ndaj kesaj situate te paprecedent. Bejme me dije se nese nuk ndalohen aktet e dhunes dhe presionit ndaj studenteve dhe nese nuk ndeshkohen ushtruesit e kesaj dhune, ne pedagoget do te bejme thirrje per nje greve te pergjithshme te trupes akademike ne mbrojtje te studenteve tane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura