Arbenita Ismajli feston sot ditëlindjen e parë si nënë!
Modelja simpatike solli në jetë disa ditë më parë një vajzë, të cilën bashkë me bashkëshortin, Feron, e pagëzuan me emrin Nina.
Ajo po përjeton emocionet më të bukura në këtë 23-vjetor, të cilat vendosi t’i ndante me ndjekësit në rrjete sociale.
Arbenita publikoi në Instastory një video, në të cilën shihet afër Ninës, teksa i puth këmbët e vogla.
“Dhurata më e mirë e ditëlindjes ndonjëherë”, shkroi ajo mbi postim për vajzën e saj.
Arbenita dhe Fero u martuan disa muaj më parë, kur modelja ishte tetë muajshe shtatzënë. Ajo e mbajti të fshehtë pritjen e ëmbël deri kur postoi një foto në Instagram me barkun e rrumbullakosur.
Dyshja kanë treguar se i duan shumë fëmijët, prandaj mendojnë se do të bëjnë “një ekip futbolli”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al