Dinamika/ Sapo kishte dërguar fëmijët në shkollë, kur e qëlluan me breshëri automatiku, si iu bë pritë 54-vjeçarit!

Mar 6, 2024 | 9:07
SHPËRNDAJE

Shënjestra e sulmit, Agron Puka, sapo kishte dërguar fëmijët e tij në shkollë me makinë kur është qëlluar me breshëri automatiku.

agron puka

Raportohet se autori, ende i paidentifikuar, i ka bërë pritë dhe në momentin që 54-vjeçari ndodhej në automjet ka qëlluar me plumba në drejtim të tij.

Si pasojë, Agron Puka raportohet se ka marrë disa plagë në trup dhe ndodhet në spitalin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur pranë dyerve të shkollës së Rriles në sy të nxënësve, që janë traumatizuar.

Në foto shihet automjeti i 54-vjeçarit, tip “Audi”, i parkuar anash rrugës, ndërsa xhamat e mjetit janë shpuar nga plumbat.

 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura