Disa burgosje

Jul 23, 2024 | 8:02
SHPËRNDAJE

NGA EDISON YPI Edison Ypi1

Doktor Faqeziu na flliqi. Pështyu mbi moralin, pshurri mbi etikën, na mbyti me rrena, hilera, dredhira, refuzoi përgjegjësitë, zuri hasha gabimet, zhgënjeu pritshmëritë, helmoi shpresën, vrau të kaluarën, pushkatoi të ardhmen, dhe tani fajet e veta po do me ja hedh në kurriz Sovranit. Komunistin faqeqymyr e pranuam, e votuam, e zgjodhëm, e duruam, jo se deshëm të bënim krushqi me të, as se llafoset bukur, por sepse na duhej për administrator, nëpunës, hyzmeqar i Sovranit popull për të qeverisur tranzicionin, asgjë më tepër. Mirpo Doktor Dallaverja e drodhi rrugës. Po rreket të ndërrojë rolet, të bëjë rokadën, të jetë ai Sovran që i duhet plotësuar çdo dëshirë dhe të tjerët hyzmeqarë që t’i lajnë kokën, këmbët, dhe faqexaxi pastaj ta hedhi ujin e pisët të legenit të këmbëve mbi kokat e mjeranëve të rrugicës.

Së fundi, përveçse si Sovran, po na shurdhon duke dalë majë penxheresë si predikator, si bari’, si prift në altar, si shenjtor. E kush?! Ai që ka 12 vjet që vetëm humb! Mundësia që Faqeziu Doktor ta sjellë në pushtet Partinë Demokratike është ekzakt sa mundësia që në një nga këto ditë të gdhihet nja 40 pranvera më i ri. Faqekuqi nuk ka turp. Faqeterrit nuk ia bën tërr syri. Faqebloza nuk skuqet, as nuk zverdhet. Insistimi shtazarak i Faqekatranit për të mos u shkulur nga kolltuku të le pa ment.

A ka besë e fe e Kanun ky Faqenxirë? A i ka rrjedhur ndonjëherë mbi faqen sterrë ndonjë pik lot? A e ka mbështetur ndonjëherë ndonjë femër kokën e saj te supi i tij? A ka dëgjuar ndonjëherë të paktën notat e para të Simfonisë së Pestë? A ka ide ky vampir çfarë janë: pranvera, aroma e blirit, era e dheut pas shiut, shushurima e pyllit, pëshpëritja e përroit? Apo faqja pa faqe divetëm: Ky vodhi ai zhvati, këtë rrihe atë vrite, këtij jepi një kioskë te Dogana, atij një dyqan në aeroport, atij tjetrit një hidrocentral në Mokër. Hardhuci që mbahet për dinozaur, pas 12 vjet që nuk vjen dot në pushtet, do duhej të ishte larguar 12 mijë herë. Por hiç s’e ka ndërmend.

Ça me bo me Faqedreqin?

Ta pushkatosh, Faqemenderja vdes, ngrihet lugat, del natën nëpër qytet pyet derë më derë: Në cilin livadh po ha bar PD-ja? Ça bëhet andej nga foltorja, penxherja, rrugica ? Si e kam Gjirin e Lalzit, Gërdecin? Ta marrësh ta hedhësh në kazan të plehrave, Faqeziu ikën siç ka ikur disa herë, te fjalimet, dokrrat, rrenat. I vetmi vend të cilin Faqeskilja nuk e variacionon dot, është burgu. Aq ymër sa i ka mbetur, Faqekongjilli që na i la komunistat në krye të vendit, duhet të rraset e plaset në burg. Për një mijë arsye. E para sepse kështu dua unë. Por jo të burgoset te burgu i 1 penxhereje te vrima e shpresës dhe gjilpëra e kashtës. Vetëm te burgu i 7 penxhereve në Gjirokastër. Ku të kalb lagështia. Të pickon gjarpri. Të kafshon miu. Që të pastrohet Shqipëria, pas Faqetiganit, ja disa të tjerë që e kanë hak të gjallojnë ca kohë pas hekurave:

Agim Doçi, për shembull, ai që tre mijë këngë shkroi, tre mijë herë ia puthi bythën kurvit dhe ia lëpiu mishin partisë. Dhe kanë paturpësinë të thonë se ishte poet. O ju hëngërt mortja ju hëngërt: Mos ju afro atij këllirës se është spiun – më thoshin në atë kohë ata që Doçit ia dinin sherrin. Le të vazhdojnë t’i bien legenit nostalgjikët e vjershëzave të Doçit duke thënë se bejtexhiu i festivaleve ishte artist. Mua që më bënte për të vjellë them se llapaqeni që gjithë jetën u përdrodh si larvë, na e hodhi, iku pa u lagur. Për këtë, llapaqeni duhet të kthehet nga ajo botë në këtë botë për të bërë ca burg postum derisa të kërrejë një vjershëz pa parti brenda dhe veshët e miletit të bjenë rehat.

Bendi Fevziu s’po lë zgëq të planetit pa parë. Deri te kanibalët ka vajtur. Por s’ka qënë kurrë në vendin më spektakolar të botës: Qafën e Martës. Të shkosh deri te të zinjtë me hekura në hundë ku vete Blendi, pa vajtur më parë në Backë ku ka qenë mësues babai Hektori që ikte nëpër male e nëpër dimër 20 orë më këmbë në Korçë, kjo s’ka bythë ku të rrijë, kjo përbën krim. Që të sensibilizohet për vendet spektakolare të Shqipërisë dhe vuajtjet e familjarëve të vet, si dhe kanibalët të bien rehat nga vizitat e shpeshta që po u bën, Blendi meriton nja dy ose tre vjet burg.

Agim Nesho, kjo midhje që llap, ky budalla me brirë, ky shterp, ky langaraq, ku gagaç që s’lidh dot dy fjalë, ky dallamango pa asnjë ide, ky papagall i pështirë, ky pilaf me mish qeni që thotë se është Ambasador, s’ka derman tjetër ta qepi gojën e shqepur sa të Guimplenit, veçse të mbyllet nja tre a katër vjet në burg.

Dhisar Shiti, ky neandertal i Letërsisë, ky shpellar i poezisë, ky egocentrist i qelbët i pashërueshëm, ky skuth dhe rrenacak i pashoq, ka një binjak. Binjaku i Dhisar Shitit është ai lapidari në qaf të malit, ku mbi pllakë përkujtimore është shkruar:

Në këtë vend, pas luftës heroike të partizanëve, gjermanët vranë shtatë partizanë.

Në fakt, tek ai vend s’u bë asnjë luftë. Gjermani s’ishte marrosur t’u ngjitej maleve kot. Partizanët u vranë bukur e bukur me njëri-tjetrin. Pllaka dëshmon heroizmin inekzistent propagandistik. Dhisar Shiti, shqipen e të cilit, po i hyre ta lexosh, të duket sikur po ha zhavorr, s’ka muhabet tjetër veç atij më të urryerit në botë; talenti i tij, vuajtja e tij, sukseset e tij, librat që ai lexoi, kafetë që ai lëpiu, muhabetet që ai bëri, lëvdatat që atij i thurën, medaljet që atij ia dhanë, ofiqet që atij ja blatuan dhe të tjera pështirosja. Dhisar Shiti nuk është prej mishi. Dhisar Shiti është prej llamarine. Nga ato që teprojnë nga prodhimi i tenxhereve dhe vjen i mbledh një jevg me karrocë. Shiti Dhisar është një karakatinë njerëzore mbytur në konvencionalizëm soc-realist. Nga ai më i fëlliqti, i Lidhjes së Shkrimtarëve, Gazetës Drita, Revistës Nëntori. Për të cilat Dhisari ka një adhurim nostalgjik, një mallëngjim dhe pikëllim të pashlyeshëm. Dhisari mund të qe’ fare mirë bujk me hosten e plug, çoban me gunë e fyell, marangoz me sqepar e sharrë, samarxhi me spango e gjylpyer, se për Letërsi o ta marrsha, shitësin e djathit edhe mund ta kesh, por Dhisarin kurrë. Shiti dhe Letërsia janë më larg se i sëmuri me Diabet nga tepsia me pasta. Pyet kë të duash: E njeh Dhisar Shitin? Po, të thonë të gjithë, është shkrimtar me nam. Ça ka shkruar Shiti?

Aty zënë e krruajnë kokën. Këtë askush nuk e di. Jo se Shit mburracaku shkruan kështu apo ashtu dhe njërit i pëlqen e tjetrit jo. E shkruara e Shitit me uniformitetin tmerrues dhe banalitetin uluritës që e karakterizon, është njësoj e pështirë për të gjithë. Shiti ka fut në një kazan krejt bajgat soc-letrare, i ka zjerë, u ka pirë lëngun, elisiri e ka dehur, i është futur Letërsisë si turku summerlandit. Halli me Dhisarin është se Shiti nuk është individ, është fenomen. Shiti është “Shitorja” te lagja, kthesa e parë semafori i dytë, kafeneja e tretë, djathtas, te një përrua ku shurrojnë budallenjtë. Po pun’ e madhe fort e kujt po i plas se paska qenë Shiti në burg. Kush nuk ishte në burg kur shiti me shokë kompromentonin talentin me soc-letërsi ? Dhisari doli nga rrjeshti ? Hiqmu sysh, plehër. Fati i zi dhe Talenti i vërtetë janë më larg se minus infiniti me plus infinitin. Që Dhisar Shiti të mos vazhdojë të pjerdhi e të dhjesi duke ndotur ambientin dhe profanuar Tempullin me bajga letrareske me tre pika shurre në fund, duhet mbyllur në burg. Jopo ka qenë një herë në burg për ca bejte, janë dëngla melodramatike të neveritshme që i përhap vet Shiti. Deliranti që e ndot mjedisin me kakërdhiat e veta duke nxjerrë në tezgë gjithçka, nga përndjekja tek intimitete familjare me fatkeqësi makabre për shkaqe banale, duhet të mbyllet urgjent në burg. Derisa era e pordhëve të lodhura të Shitit të harrohen, jo më pak se 10 vjet.

Sonila Meço, apo Nëmërçka, edhe asaj s’i bën keq të mbyllet ca vjet në Hapsanë. Si ja bën Zonja Nëmërçkë që me kalimin e kohës hiret i shtohen ? Të gjitha plaken, Nëmërçka rinohet. Të tëra rrudhen, Meçua zbukurohet. Të gjitha fiken, Sonila ndizet. Pse nuk e tregon kjo zonjë sekretin e kronologjisë që rrjedh mbrapsht, të fshehtat e fitoreve kundër tiranisë së kohës? T’i mbash për vete këto sekrete, favorizon kalbjen e racës, është tradhti ndaj atdheut, krim i rëndë që meriton arrestim dhe dënim. Që Zonja e lartë të zërë ment e t’ua japë dhe të tjerave sekretin e viteve që kalojnë dhe shtimit të hireve në relievin e fundbotshëm nën rrobat e Nëmërçkës, Sonilës nuk i bëjnë keq ca vite burg. Fjalë goje. Përmasat fenomenale të Nëmërçkës do nxjerrin probleme logjistike. Një burg për Vjosën që rri gjithë kohës shtrirë, është i mundur, por ka kosto të lartë. Për Nëmërçkën që rri gjithë kohës në këmbë nga këmbët e lagura në Vjosë, te koka me dëborë, duket problem që duhet ta zgjidhë administrata penitenciare në bashkëpunim me NATO-n që ka vinçat dhe buldozerët e duhur. Urgjent Nëmërçkën në burg. Të zërë ment. T’u tregojë sekretet e rinisë së përjetshme gocave dhe grave që po lënë nam me gjithë ato operacione plastike.

Tomorr Alizoti, po nga ngjave o bastard që po na nxin faqen, nga ngjave? A nuk i dëgjon klithmat e Fejziut që ngrihet çdo natë nga varri, kërkon të vijë të kapi për fyti, por e pengon roja komunist i vorrezave që shkon çdo mbrëmje poshtë penxheresë së rrenave? Nam të zi je duke lënë që i je qepur Doktor Faqemehitit me të bo deputet si bajga pas kashtës së kasolles. Më bën dhe si gjeopolitikan, pa le. Mblidh veten kusho. Të pashë prapë te Doktor Faqezifti, do të fus në burg pa më lëvizur qerpiku. Këtë herë shpëtove. S’flas dot. Mu bë një lëmsh në fyt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura