“Ditë celebrimi mes PS dhe PD”- Pakti për Kodin Zgjedhor, ironizon deputeti demokrat: Mungojnë dëshmitarët e ceremonisë martesore! Të vijë ‘babai’ i të gjithëve

Jul 26, 2024 | 12:49
SHPËRNDAJE

Deputeti i demokrat, Dashnor Sula, e ka konsideruar si “ditë celebrimi” votimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pas arritjes së paktit mes PS-së dhe PD-së.

kuvendi2

Ai kërkoi që në “këtë ditë të shenjtë” mundojnë kryeministri i vendit, kabineti qeveritar dhe deputetët.

Dashnor Sula kërkoi ndërprerjen e seancës derisa kreu i qeverisë, Edi Rama, të cilin e quajti “babai i të gjithëve ne” të vijë në Kuvend për të diskutuar mbi projektligjin.

Dashnor Sula: Sot është një ditë jashtëzakonisht e veçantë një ditë celebrimi i e martesës mes PS dhe PD.

Unë mendoj që nuk ka logjikë, moral që në këtë ditë kaq të shenjtë, kaq të rëndësishme të mungojnë kabineti qeveritar, kryeministri, deputetët, dëshmitarët e kësaj ceremonie martesore.

Do të kërkoja që të ndërpritej seanca, të vinte kryeministri që është babai i gjithë ne, edhe gjithë deputetëve dhe të fillojmë diskutojmë serioz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura