VIDEO/ Djegia e automjetit të punonjësit të policisë, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët. Zbardhet ngjarja (EMRAT)

Jul 1, 2024 | 20:41
SHPËRNDAJE

Është zbardhur shkaku i djegies së makinës të punonjësit të policisë  në Lezhë, ndërsa policia ka identifikuar dhe vënë në pranga dy autorët.

llll

Shtetasit Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaci kanë përfunduar në pranga pasditen e kësaj të hëne (1 korrik).

Sipas hetimeve dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/ Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të punonjësit të Policisë.

Në vijim të hetimeve, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, bazuar në provat e siguruara, dokumentoi me prova ligjore djegien e qëllimshme të automjetit.

Policia e Lezhës identifikoi, kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Nga hetimet dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e  Prokurorisë, vijuan hetimet e thelluara për zbardhjen e shkakut të përfshirjes nga zjarri të automjetit të shtetasit R. Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi  dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. Gj., 24 vjeç dhe K.K., 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit  R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura