“Do bashkëpunojmë me këdo!”- Zgjedhjet në SHBA, Olaf Scholz: Kamala Harris ka mundësi të fitojë! Nëse kryeson Trump…

Jul 24, 2024 | 16:26
SHPËRNDAJE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është shprehur i bindure se Kamala Harris mund të fitojë zgjedhjet në SHBA përballë Donald Trump, pas tërheqjes së Joe Biden nga gara.

scholz

“Është shumë e mundur që Kamala Harris të fitojë zgjedhjet ,” tha Scholz, duke theksuar se ajo është një politikane e aftë dhe me përvojë, që e di shumë mirë se çfarë po bën.

Megjithatë, ai theksoi se janë qytetarët amerikanë ata që vendosin dhe shtoi se është detyrë e tij, e Gjermanisë dhe e Evropës që të punojnë me këdo që të jetë në fund administrata e re amerikane, pasi marrëdhëniet transatlantike janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe gjithmonë ekziston një bazë mirëkuptimi i përbashkët për demokracinë, lirinë dhe sundimin e ligjit.

I pyetur konkretisht për Donald Trump, ai tha se “duhet të jemi pak të përmbajtur pasi SHBA është superfuqia dhe për këtë është e qartë se ne do të vazhdojmë të ndjekim synimet tona transatlantike, pavarësisht se kush do të jetë presidenti i SHBA”.

Më tej ai u shpreh se vetë ai do të rikandidoj përsëri për kancelar në mbarim të mandati të tij.

 “Partia Socialdemokrate (SPD) është një parti shumë e bashkuar. Të gjithë jemi të vendosur të shkojmë së bashku në zgjedhjet e ardhshme federale dhe të fitojmë. Dhe unë do të kandidoj për kancelar që të zgjidhem sërish”, është shprehur ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura