Presidenti Ilir Meta thotë se kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka kryer një akt të rëndë në lidhje me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
I ftuar në “Open” në Top Channel, Meta foli edhe për mbështetjen ndërkombëtare për Ramën.
“Po të kishte Rama mbështetje ndërkombëtare do të ishin hapur negociatat dhe nuk shtohen kushte viti pas viti. Dekretin tim për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese e ka e ka njohur Gjykata Kushtetuese dhe jo disa diplomatë.
Ti kujton që ky Dvorani donte të vidhte Gjykatën Kushtetuese?! Është gjë shumë e rëndë. Ai e di shumë mirë se është jurist. Ai ka marrë garanci dhe do përpiqet ta mbrojë”, tha ai.
Meta tha gjithashtu se ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
“Lu më thoshte më fal se më ka dezinformuar Partia Socialiste. Unë do jem shumë i qartë për cilindo vagabond ndërkombëtar që tenton të denigrojë popullin shqiptar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë ca diplomatë aty anonim por taksapaguesit amerikan.
Rama dhe ambasadorët janë përgjegjës për dështimin e reformës në drejtësi. Janë shpenzuar nja 200 milionë euro dhe tani që kanë dështuar ata thonë që kjo është sukses, por e bllokon, Meta, e bllokon ky, e bllokon ai. Janë bashkëpërgjegjës. Ata rinë bashkë, po t’ua shikosh telefonat, rrinë të gjithë bashkë.
Nuk kam forcë korruptuese ndaj ambasadorëve dhe sepse jam President i Republikës. Tani do të jem i drejtpërdrejtë se shumë i kemi përkëdhelur. Unë do të tregohem i drejtpërdrejtë për secilin vagabond ndërkombëtar.
Një njeri që vjen te zyra e Presidentit të Republikës dhe bën sikur nuk di megjithëse i di të gjitha se ka ndenjur me Ramën. Nuk mund ta shantazhojë njeri presidentin e Republikës. Ta harrojnë këtë!”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al