“Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump”- Aktorja amerikane zbulon planet: Po mendoj të shkoj të jetoj në…

Jul 26, 2024 | 21:06
SHPËRNDAJE

Sharon Stone ka deklaruar se do të largohet nga vendi i saj, Amerika, nëse Donald Trump zgjidhet President për herë të dytë.

trump stone

Aktorja zbuloi planet e saj në rast të fitores së Trump: “Sigurisht që po mendoj për një shtëpi në Itali.

“Kjo është një nga herët e para në jetën time që kam parë dikë që kandidon për post në një platformë urrejtjeje dhe shtypjeje”, tha ajo për MailOnline.

Ndërkohë, miqtë e saj kanë thënë se me shumë gjasa ajo do të transferohet në Francë.

“Sharon ka një shtëpi vërtet të bukur ku jeton me fëmijët e saj në Beverly Hills, por unë e di që ajo do të largohet, e ka pasur si dëshirë edhe vite më parë”, ka thënë një nga miqtë e saj.

Sharon, e cila ka studiuar për art para se t’i futej aktrimit, po punon aktualisht me pikturën. Ka planifikuar që veprat e saj të paraqiten në një ekspozitë në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu në Romë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura