Plot 1 milion dollarë do tu kushtojë organizatorëve të “Eurovizion”-it prania e këngëtares së famshme, Madonna.
Diva e muzikës pop ka pranuar me marrëveshje që të jetë e ftuara speciale e eventit, që do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit, në maj.
Mediat e huaja shkruajnë se 60-vjeçarja do të performojë dy këngë – një nga hitet e saj dhe një këngë të re – dhe kjo e bën atë një nga rezervimet më të shtrenjta.
Thuhet se Madonna ka rënë dakord me producentët e konkursit, sepse kënga që ajo planifikon të debutojë përmban një mesazh politik.
Ndërkohë performanca në festivalin europian të këngës do të jetë shfaqja e katërt për Madonna në Izrael.
Nëna e gjashtë fëmijëve, ka kryer më parë koncerte në vitin 1993, 2009 dhe 2012.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al