“Do të çoj tek jot ëmë për 6 muaj”- Mërzitet me të dashurën në shtëpi, këngëtari tregon se çfarë do bëjë me të pas karantine

May 15, 2020 | 16:34
SHPËRNDAJE

Karantinimi ka detyruar çiftet të qëndrojnë më shumë sesa e kishin imagjinuar bashkë. Dhe koha e gjatë që kanë qëndruar së bashku i kanë mërzitur disa prej tyre.

Mes tyre është edhe këngëtari Klajdi Haruni, i cili me anë të një statusi tregon se është mërzitur nga qëndrimi në shtëpi me partneren.

Ai shprehet se pas karantine do e dërgojë tek nëna e saj mënyrë që të ketë mundësi për të qëndruar vetëm.

“Zemër çfarë do bëjmë kur të mbarojë karantina. Do të të çoj 6 muaj tek jot’ëmë  se e ka marrë malli,”- ka shkruar Klajdi.

Ndërsa shton mes batutave dhe humorit: “Për mall më shumë ??????”

Këngëtari është shumë i rezervuar për jetën e tij private.

Më shumë se një vit më parë, ai pranoi se është në një lidhje por nuk dihen shumë detaje dhe nëse ajo vazhdon të jetë pranë tij.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura