Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot në Rrogozhinë, nga ku komentoi protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.
Në një takim me strukturat socialiste të zonës, Veliaj tha se PD-në e pret humbja sa herë që përballet me socialistët.
“Po shikoja dje këta që vazhdojnë të djegin goma. E dini pse e bëjnë? Sepse janë të dështuar sa herë përballen me ne, me vulgaritetin e tyre, me djegien e gomave, me agresivitetin, me gjuhën e dhunës. Nuk arrijnë të kuptojnë dot se në 2024-ën Tirana është tjetër gjë, Rrogozhina është tjetër gjë. Sot gara duhet të jetë mes ideve. Kush ka ide për ta bërë shkollën më të bukur, të japë një kontribut më të madh për turizmin, se si mund të kemi një bum edhe më të madh. Por, ata nuk kanë asnjë ide. Për sa kohë vazhdojnë si talebanët, djegin gomat dhe me zjarr e molotov mundohen të artikulojnë, të thonë ato që ndoshta nuk dinë t’i thonë me gjuhë, ne do të vazhdojmë të qeverisim, do të vazhdojmë të fitojmë, do vazhdojmë të kontribuojmë dhe të punojmë sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër”, tha Veliaj.
Ai deklaroi se PS-ja ka treguar se socialistët e kanë mbështetur reformën në drejtësi që në fillim.
tha Veliaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al