“Do t’u jap 50 mijë lekë, vetëm…”- Kanali i ujërave të zeza në derë të shtëpisë së të moshuarës në Durrës, Igli Cara: Nuk ka nevojë të paguash, në 14 maj bëjmë ndryshimin!

May 8, 2023 | 19:42
SHPËRNDAJE

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarët, disa prej të cilave i ka ndarë edhe në faqen e tij në Facebook.

skdkk

Gjatë takimeve të tij, një e moshuar i kërkon Igli Carës që të mbyllë kanalin e ujërave të zeza që ndodhej para portës së shtëpisë së saj, duke i premtuar edhe 50 mijë lekë të vjetra për këtë gjë.

Nga ana tjetër, Igli Cara i thotë se ajo nuk ka nevojë të paguajë asgjë, pasi ka paguar taksat për këtë punë.

“Unë nuk dua gjë, jam nga Korça dhe kam 50 vite. Do t’u jap 50 mijë lekë, skam më shumë, vetëm këtë kanal ta mbuloni”, u shpreh e moshuara.

“Nuk ka nevojë të paguash asgjë, e di pse? Sepse ke paguar taksat për këtë gjë”, iu përgjigj Cara.

Cara krahas videos së publikuar në Facebook, shkroi se në 14 maj të gjithë së bashku do të bëjnë ndryshimin në Durrës.

“Më 14 maj së bashku bëjmë ndryshimin! Një qeverisje e ndershme dhe e përgjegjshme për të gjithë qytetarët kudo në Durrës. Qyteti je ti!”, shkruan Igli Cara krahas videos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura