Dy nga Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, janë pezulluar nga detyra. Panorama mëson se bëhet fjalë për prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu.
Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar ankimin e prokurores Sonila Muhametaj, e cila ishte në garë me dy prokurorët e tjerë të zgjedhur nga KLP për në SPAK.
Apeli ka shpallur të pavlefshëm vendimin për pikëzimin dhe renditjen e 3 garuesve dhe emërimin dy prokurorëve në SPAK.
Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen e pavlefshëm të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është bërë pa meritë.
Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
SPAK tashmë ka dy prokurorë më pak, duke mbetur me 15 prokurorë nga 17 që ishin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al