Gjykata Kushtetuese ka vendosur 22 janarin e 2020-s afat për Kuvendin, Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës që të shprehen me një koment me shkrim dhe të japin argumentet e tyre për ligjin që parashikon realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Në një letër drejtuar më 26 nëntor këtyre 4 institucioneve, Gjykata Kushtetuese njofton se “për zhvillimin sa më korrekt të këtij gjykimi, e cmojmë të domosdoshme vënien në dispozicion, brenda datës 22.01.2020, një koment me shkrim lidhur me argumentet tuaja për kërkesën e paraqitur nga ana e Presidentit.
Më tej në këtë kërkesë, mësohet se Kolegji i Gjykatës Kushtetuese më datë 24 dhjetor 2019 ka vendosur kalimin e cështjes për shqyrtim në seancë plenare me dyer të hapura.
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar në Gjykatë Kushtetuese pezullimin e zbatimit të ligjit që parashikon shembjen e Teatrit ekzistues.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al