Një 33-vjeçar shqiptar, i quajtur Saimir Sula, i cili kishte shkuar për mjekim në Spanjë, dyshohet se në spitalin në Barcelonë i kanë hequr zemrën. Denoncimi tronditës është bërë nga motra e tij në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimet për veprën penale të “shitblerja e paligjshme e organeve”.
“Panorama”, ka zbardhur të plotë urdhrin e Prokurorisë për regjistrimin e procedimit penal dhe dëshminë e plotë që ka dhënë motra e të ndjerit, Majlinda Sula.
Po ashtu, në dosjen e prokurorisë zbardhen edhe detaje nga ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Tiranë, pas denoncimit të motrës në Polici dhe Prokurori.
I riu mësohet se ishte shtruar në spitalin në Barcelonë për mjekim dhe gjatë kohës së shtrimit, i ka kërkuar ndihmë të motrës.
Në dosjen hetimore zbulohet se ai ka komunikuar me motrën dhe i ka treguar: “Majlinda këtu po më marrin shpirtin, i thuaj infermieres të më lirojë pak se po vdes”.
Ka qenë insistimi i të motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.
PROCESVERBAL
DEKLARIMI PER MARRJEN E TE DHEN AVE N GA PERSONI QE KA DIJENI PER VEPREN PENALE
Në Tiranë më 26.10.2020 unë Elida Doçi, Oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, në bazë të neneve 297, 155, 160 e vijues të Kodit të Procedurës Penale mbaj këtë procesverbal për marrjen e të dhënave që tregojnë rrethanat e veprës penale nga shtetasja Majlinda Sula, e bija e Jonuz dhe Floresha, datëlindja 09.05.1986 lindur dhe banuese në Tiranë, kombësi shqiptare, shtetësia shqiptare dhe spanjolle. Arsimi i lartë, gjendja civile e martuar “gjendja gjyqësore e padënuar.”
Pasi iu shpjeguan nenet 155 deri 160 të Kodit Të Procedurës Penale të cilët bëjnë fjalë për rregulla të dëshmisë dhe ju kërkua të tregojë gjithçka di për rrethanat e veprës penale si edhe:
Pasi u u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka nëse bën deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore duke dhënë shpjegime që i di se janë tërësisht ose pjesërisht të rreme apo fsheh fakte sose prova, në bazë të nenit 305/b të Kodit Penal dënohen me burgim deri në 6 muaj burg.
Më datë 9.10.2020 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprën “shitblerja e paligjshme e organeve:, parashikuar nga neni 89/a i Kodit Penal.
Pasi më datë 27.52020 rreth orës 8 është marrë njoftim nga Salla Operative Tirane, për kryerjen e veprimeve pranë IML-së Tiranë, për kufom ën e të n djerit shtetasit Saimir Sula. Nga veprimet hetimore të kryera është bërë kqyrja e kufomës, si dhe është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit m jeko-ligjor të kufomës.
Pyetje: Mund të na shpjegoni nëse vuante nga ndonjë sëmundje i ndjeri vëllai juaj Saimir Sulaj?
Përgjigje: Përsa i përket ngjarjes së ndodhur më datë 9. 5.2020, ku vëllai im Saimir Sula ka ndërrruar jetë në Hospital Del Mar, po sqaroj se unë jetoja me vëllain në Baerceonë. Hera e fundit që vëllai im ka ardhur në Spanjë ka qenë në muajin Shkurt të vitit 2020.
I ndjeri vëllai im kishte mbi 5 vjet që vinte shpesh në Spanjë ku qendronte me muaj në Spanjë, pasi unë jam rezidente në Spanjë prej 20 vitesh. Gjithashtu i ndjeri vëllai im ka ardhur në Itali në periudhën 2014-2015, kur unë kam qenë me studime. Herën e fundit që ka ardhur në Spanjë në muajin Shkurt të v itit 2020, gjendja e tij shën detësore ishte e mirë. Qëllimi i ardhjes së të ndjerit vëllait tim n ë Spanjë, ishte për të ardhur që të jetonte me mua dhe njëkohësisht të punësohej atje.
Sqaroj se vëllai im mjekohej me antipsikotik dhe diazepam për gjumë, ex abuzues i substancave nartkoike dhe me Këtë mjekim në vitin e fundit e ka marrë me shkëputje por muajt e fundit e ka marrë rregullisht. Pra ndërmjet muajit Prill dhe Maj, Ana Martin, mjeke psikiatre në Spitalin Sant Pau në Barcelonë, Spanjë e ka ndjekur si rast duke ardhur çdo ditë në shtëpi, pra duke e ndjekur rregullisht problematikë që kishte vëllai. I ndjeri, vëllai im ka qenë përdorues i lëndëve narkotike por vitin e fundit nuk konsumonte më lëndë narkotike, por kishte filluar mjekimin e nevojshëm.
Përsa i përket ngjarjes së ndodhur në datë 09.05.2020, unë me datë 08-05-2020, e kam shoqëruar vëllin tim, Saimir Sula në spitalin e quajtur Hospital Del Mar, me adrës “Passeinf Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelonë Spanjë, pasi me datë 08.05.2020 kushte temperaturë rreth 37.5 apo 38 gradë dhe rreth ora 22:30 lajmëroj ambulancën pasi nuk donte të shkonte në spital për ti bërë thjesht një provë COVID-19. E shoqëroj me ambulancë në Hospital Del Mar në Barcelonë, i bëjnë provën e virusit, e cila rezultoi negative. Në kartelën e tij shkruhet që tac i pulmonic është mirë dhe nuk evidentohen shenja të pneumonisë, por hyri në spital me dyshimin se mund të kishte COVID 19.
Të nesërmen në mëngjes rreth orës 12:08 jam telefonuar nga spitali, nga numri i spitalit 0034-649288801 dhe infermierja më telefon që unë të njoftoja vëllain tim që spitali do të dërgonte një provë tac i mushkërisë dhe të rrijë i qetë. Pas kësaj bisede me infermieren unë komunikoj me vëllain tim dhe e vë në dijeni se spitali do ta dërgonte për të bërë një provë të mushkërive dhe vëllai më thotë duke qarë e bërtitur, “Majlinda këtu po më marrin shpirtin, i thuaj infermieres të më lirojë pak se po vdes”.
Ok i them, po vij aty për pak minuta.
Pas kësaj bisede me vëllain, unë jam nisur menjëherë në spital, shkoj atje tek recepsioni, kërkoj të flas me doktorët, i them nëse kishin dijeni për testin e COVID-19 dhe ju them “ta nxjerrin vëllain nga spitali, pasi sëmundja e tij është halucinacione dhe ka shumë frikë nga njerëzit, ju lutem më lini të hyj ta shoh njëherë sepse e di që ai do të qetësohet”, më thonë që për shkak të situatës së COVID-91 nuk mund të hyj në spital.
Më japin një numër kontakti, konkretisht numrin 0034-932209586 për të kërkuar informacion mbi pacientin, ora ka qenë diku 15:00 e datës 09.05.2020, lë një mesazh vokal duke thënë se jam familjare, më telefononi ju lutem. Pas dy orësh më telefonojnë dhe më thonë që është mirë dhe se testi i COVID-19 është negative.
Akoma ndodhesha në hyrje të spitalit, i lutem vajzës që të komunikoja në telefon me të, të komunikoja me mjekun, ti thotë që duhet të lexojë kartelat e vëllait tim, ta kenë parasysh psikozën që ka, ai ka shumë frikë nga njerëzit. I lutem vajzës që të më kalojë mjekun ose ti dërgoja mesazhin tim.
Kam insistuar nëpërmjet telefonit që të merrja vëllain me vete, me qëllim që të kujdesesha në shtëpi. Pasi arsyeja e vajtjes në spital me datë 08.05.2020 ka qenë pikërisht ajo pak temperaturë që ai kishte dhe testi doli negative . unë prandaj kam insistuar për ata marrë me vete që të merrte mjekim në shtëpi në lidhje me problemet (halucinacionet) edhe psikiatria, Ana Martin vinte një ditë, një ditë jo, e shikonte në shtëpi. Unë kujdesesha për vëllain. Meqë doli negative nuk kishte arsye përse të qëndronte aty, “të lutem kontrolloni kartelat”.
Rreth orës 18:00 më telefon doktoresha Irene Petti, më thotë hajde në spital, shkoj atje duke menduar se do marr vëllain në shtëpi. Më thonë që i pushoi zemra, se dimë ndoshta kemi bërë ndonjë gabim por do të çohet për autopsi në mjekësi ligjore në Barcelonë. Pas ngjarjes kam kërkuar kopje të dokumentacionit, pra të kartelës klinike të vëllait tim Saimir Sulës dhe në kartelën klinike shkruhej: “i bëmë një ampul haloperidol, i pushoi zemra në pak sekonda, nuk dihet arsyeja pse”. Më datë 11 apo 12 maj 2020 në mjekësinë ligjore në Barcelonë marr kopjen e autopsisë preliminare, ku nuk përcaktohet definitivisht shkaku, por pritet për një autopsi definitive, thonë që janë marrë mostra të mushkrisë së mëlçisë, zemrës dhe priten analizat.
Akoma sot në 26-10-2020 jemi në pritje. Pra nga ana e tyre nuk ka akoma përgjigje përfundimtare në lidhje me shkakun e vdekjes.
Mendoj që shkak i vdekjes së të ndjerit vëllait tim ka qenë neglizhenca e kujdesit mjekësor të stafit mjekësor në Spitalin Hospital Del Mar në Barcelonë, Spanjë. Unë jam në pritje të marrjes ë autopsisë definitive dhe unë do i kallëzoj penalisht personalin mjekësor të spitalit të Spanjës në autoritetet përkatëse në Spanjë.
Jam e bindur se neglizhenca e personelit mjekësor në Spanjë, kanë sjellë si pasojë humbjen e jetës të ndjerit vëllait tim Saimir Sula.
Kjo ka qenë arsyeja që neve kemi kërkuar një autopsi të dytë në Tiranë. U njoha me konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko ligjor nr 540, datë 7.10.2020 dhe sot po vihem në dijeni për konkluzionet e arritura pra mungesa e zemrës të ndjerit vëllait tim.
Duke lexuar autopsinë preliminare të Barcelonës janë pasqyruar se janë marrë mostra të mushkërisë, mëlçisë, zemrës, për analiza toksike , por absolutisht nuk kam dijeni të mungesës së zemrës. Nga ana jonë, pra nga ana ime dhe e familjarëve të mij nuk është bërë në mënyrë kategorike ndonjë dhurim apo të jetë dhënë ndonjë autorizim për marrjen e organeve të të ndjerit vëllait tim.
Unë në dijen i të këtij fakti po vihem sot nga ana juaj pasi u njoha me konkluzionet e aktit të ekspertimit. Kërkoj të më vihet në dispozicion një kopje e aktit të ekspertimit.
Pyetje: Keni gjë tjetër për të thënë?:
Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të thënë.
URDHRI PER REGJISTRIMIN E PROCEDIMIT PENAL
Më datën 27.05.2020 rreth orës 08:00 është marrë njoftimi nga Salla Operative, për kryerjen e veprimeve pranë IML-së Tiranë, për kufomën e të ndjerit Saimir Sula.
Nga veprimet hetimore të kryera është bërë kqyrja e kufomës, si dhe është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor i kufomës.
Nga deklarimet e familjarëve, i ndjeri Saimir Sula ka qenë i shtruar në spital në Spanjë dhe ka ndërruar jetë në Spanjë. Në deklarimet e saj, shtetasja, Manushaqe Sula ka deklaruar se të ndjerin Saimir Sula e ka nip, i cili kishte tre muaj se kishte shkuar për kurim në Spanjë, pasi ka qenë i sëmurë me infeksion.
Më datë 09.05.2020 është njoftuar nga motra e të ndjerit, Majlinda Sula se Saimir kishte ndërruar jetë në një nga Spitalet në Spanjë. Ajo gjithashtu shpjegon se i ndjeri, Saimir Sula ka qenë i sëmurë, si dhe ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Ajo nuk ka pretendim përsa i përket shkakut të vdekjes.
Është bërë këqyrja e kufomës në ambientet e morgut IML ku nga këqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune/ dëmtime.
Është dërguar vendimi për ekspertimin IML-së për të zbuluar shkakun e vdekjes së të ndjerit Saimir Sula. Nga akti i ekspertimit mjeko ligjor mbi ekzaminimin e kufomës është arritur në konkluzionin se:
Në trupin e kufomës në kqyrjen e jashtme përvec prerjeve autopike dhe ndryshimeve pas vdekjes nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna.
Nga kqyrja e brendshme e organeve dhe të dhënave mikroskopike nga an a jonë u konstatuan: Bronkopneumoni sero-deskuamative.
Aderenca pleurale në anën e djathtë të gjoksit. Hepatit kronik persistent. Autolize e organeve. Mungesë e zemrës.
Në mungesë të ekzaminimit të zemrës, i cili është një organ jetik dhe i rëndësishëm nuk mundn të përcaktojmë shkakun e vdekjes së viktimës me saktësi shkencore.
Në gjakun e viktimës nuk u zbuluan metabolite të medikamentit haloperidol.
Sa më sipër ndodhemi përpara v eprës penale të “shitblerja e paligjshme e organeve”, parashikuar nga neni 89/a i Kodit Penal.
Për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me përcaktimin e faktit dhe rrethanave të kryerjes së veprës penal , është e domosdoshme kryerjan e veprimeve të tjera hetimore. Për këtë arsye, bazuar në nenin 287/1, 315/3, 485 , të Kodit të Procedurës Penale, dhe 7/g të Kodin Penal
Urdhëroj:
1- Të kryhet regjistrimi i procedimit penal për veprën penale të “shitblerja e paligjshme e organeve”
2- Me zbatimin e këtj urdhri ngarkohet Zyfra e Regjistrit e cila duhet të kryejë shënimet përkatëse.