Dokumenti në KQZ, kryetari i FRD Oketa autorizoi Topin të firmosë për koalicionin me PS

Apr 28, 2015 | 14:43
SHPËRNDAJE

Gazmend Oketa, kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, ka lëshuar një autorizim për ish-presidentin Bamir Topi, në të cilin i njeh të drejtën të firmosë koalicionin e ri me Partinë Socialiste.

Autorizimi i Gazmend Oketës

Me vendim gjykate, Gazmend Oketa është kryetari i vërtetë i FRD-së dhe për marrëveshjen e nënshkruar mes Ramës dhe Topit është dashur lëshimi i një autorizimi të posaçëm.

Duke qenë se FRD është regjistruar në kohën që Topi ishte në detyrën e Presidentit, partia ligjërisht është në emër të Oketës. Dhe, për këtë arsye, PS ka korrigjuar shkresat e depozituara në KQZ, duke kërkuar të shtohet togfjalëshi “nënshkrimin për FRD, fjala ‘kryetari’ të zëvendësohet me “i autorizuar nga kryetari Z.Gazmend Oketa”.

Në autorizim thuhet se: “Të gjitha veprimet e kryera nga përfaqësuesi i caktuar nga ana ime (Bamir Topi) i quaj të drejta dhe të mirëqena sikur të isha unë prezent”, thotë Oketa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura