Presidenti i Republikes, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Vlora Hysenit si drejtuese te Shërbimit Informativ Shtetëror.
Propozimi i Vlora Hysenit për këtë post të rëndësishëm për sigurinë kombëtare u bë nga kryeministri Edi Rama.
Propozimi i emrit të saj për këtë pozicion shkaktoi një valë reagimesh, lidhur me postin që ajo mbante më parë si drejtuese e Shërbimit Informativ të Kosovës.
Shumë eksponentë të opozitës e cilësuan si të papërshtatshme drejtimin e SHISH nga Vlora Hyseni.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al