Dolën bashkë nga “Për’puthen”, por Ledjana Prenga zbulon të vërtetën e marrëdhënies së saj me Mevlan Shabën

May 20, 2021 | 14:19
SHPËRNDAJE

Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba u larguan dje bashkë nga programi “Për’puthen”.

ledjana prenga mevlan shaba (10)

Dyshja ka pasur shumë ulje e ngritje gjatë rrugëtimit të tyre në program, prandaj disa prej konkurrentëve në studio nuk e besonin vërtetësinë e çiftit, duke dyshuar se pranuan të dilnin bashkë për hir të publikut.

ledjana prenga mevlan shaba (13)

Megjithatë, puntata që u transmetua dje është xhiruar para disa ditësh. Ndërsa tani duket se marrëdhënia mes dyshes nuk është e mirë. Kjo për shkak edhe se ata nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Nisur nga të gjitha këto, Ledjana ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi në Instastory.

ledjana prenga mevlan shaba (7)

Së fundmi do të shkruaj për Mevlin. Siç dhe ju e keni parë, unë dhe Mevlani nuk ndiqemi më në rrjete sociale, pasi jemi zënë, por mendoj që këtë ta diskutoj në një moment të dytë, pasi e di që dhe ju e meritoni një shpjegim.

ledjana prenga mevlan shaba (4)

Puntata që ju patë sot ka ditë që është xhiruar dhe në vazhdim kam marrë shumë mesazhe nga ju, mesazhe që më komplimentonin, njerëz që më quanin aktore, apo edhe nga ata të tjerë që më mbështesnin pasi kishin kuptuar stepjen time dhe faktin pse gjatë gjithë këtij rrugëtimi kam pasur një sjellje të tillë.

ledjana prenga mevlan shaba (6)

Di të them vetëm diçka, aktor ose të vërtetë, në fund të ditës, më tepër sesa ju që na mbështesni jemi ne të dy, unë dhe Mevlani ata të cilët lëndohemi dhe i përjetojmë gjërat më keq.

ledjana prenga mevlan shaba (9)

E di që shumica nga ju dëshironi që ne të jemi bashkë, ama realiteti është se ne jemi thjesht kalimtarë në jetën tuaj. Dy kalimtarë, të cilët si bashkë, si të ndarë, një të nesërme do harrohen nga jeta juaj, pasi jeta e secilit prej jush vazhdon.

Do keni kaq shumë halle ose probleme, saqë s’do keni kohë as për të menduar më për mua dhe Mevlanin. Po në fund të ditës kush lëndohet? Unë dhe ai.

ledjana prenga mevlan shaba (5)

Pra, arsyeja përse e shpjegova këtë, është se si bashkë apo të ndarë, asnjëri nga ne nuk ka aktruar, i kemi përjetuar ato emocione njësoj si ju dhe ndarjen e përjetojmë më keq se ju.

Ne s’kemi qenë pjesë e një filmi ku të kishim ndonjë rol që duhej të putheshim në buzë apo duhej t’i bënim surpriza njëri-tjetrit. Kemi qenë pjesë e një reality show ku kemi vepruar siç e kemi ndjerë dhe kaq.

ledjana prenga mevlan shaba (8)

Gjithçka ka qenë edhe mbetet e vërtetë, por pjesa sesi ju i përjetoni gjërat, iluzionet që krijoni është në varësi të secilit prej jush”, shkroi Ledjana.

Si duket, dyshja nuk janë më bashkë, por ish-konkurrentja e la të hapur mundësinë e rikthimit në një lidhje.

ledjana prenga mevlan shaba (11)

ledjana prenga mevlan shaba (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura