Gjen vdekjen kapiteni i një peshkarexhe e cila ndodhej në det për peshkim në Durrës.
Policia bën me dije se shtetasi A. K., 49 vjeç, “dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë”.
“Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al