Arjola Demiri prej kohësh është ndarë nga ish-bashkëshorti, i cili e tradhtoi për gjashtë vite me radhë. Aktorja ka treguar se ajo periudhë ka qenë shumë e vështirë për të, sepse nuk kishte mundësi financiare të mbante as veten dhe as fëmijët.
Ajo u detyrua të shkonte tek prindërit që e pritën me krahëhapur, pavarësisht vështirësive financiare. Ditën e djeshme, teksa po bisedonte në dhomën e gjumit me Monikën dhe me Sahrën. Arjola zbuloi se ende nuk e ka marrë kujdestarinë e tre fëmijëve dhe se është në proces gjyqësor me ish-bashkëshortin.
Demiri tha se kishin dashur t’ia ndanin fëmijët, në mënyrë që një të jetonte e nënën e dy të tjerët me babain. Mirëpo ajo nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe prej tre vitesh ende lufton të fitojë betejën e kujdestarisë.
Pjesë nga biseda:
Sarah: Arjol ku i ke të shtëpisë tani, në Tropojë?
Arjola: Në Tropojë. E provuam kur isha unë në vit të katërt që të rrinim këtej, por nuk na eci mbarë, u sëmur e gjithë shtëpia.
Sarah: Po kalamajt tashi po rrinë vetëm?
Arjola: Po rrinë me motrën.
Sarah: Arjol ti je e ndarë?
Arjola: Po, u bënë tetë vjet. Nuk kam kontakte, ç’i dua. Kanë fëmijët vetë kontakt.
Sarah: Nga Tropoja ishte dhe ai?
Arjola: Po.
Sarah: Kujdestaria të ka kaluar ty?
Arjola: Besoj është mbyllur gjyqi.
Monika: Pse je në gjyq akoma?
Arjola: U bënë tre vjet zemër.
Monika: E di sa më ka vajt gjyqi mua? Dhjetë vjet, në atë kohë, jo më tani! Gjyqi i kujdestarisë është ligj ndërkombëtar që e merr vetëm kur nuk je mirë…
Arjola: Këtu nuk pyesin… ma zvarritën dhe doshin me m’i nda fëmijët. Dhe thash o do rrinë të tre me mua, o do rrinë të tre me atë. Fëmijët nuk ndahen nga njëri-tjetri. Si ndahen fëmijët, janë rritur bashkë. Është shumë e rëndë. Plus që bëhen si top, hidh këtej, prit andej, fut këtej, dil andej…
Monika: Pse ai i kërkon?
Arjola: Po mi zemër. Donte t’i mbante. Ne e lamë me llaf që… i thash do më ndihmosh t’i marr fëmijët në Kosovë? Isha në Tropojë. Nuk e bëja dot rrugën vajtje-ardhje se dy-tre herë desh bëra aksident se më zinte gjumi në timon kur kthehesha në mëngjes. Kujt t’i bija në qafë, se për fëmijët? Veten time i thashë e mbaj vetë, por sa të startoj. I kthej fëmijët. Më tha ‘nuk kam mundësi të të ndihmoj, por i marr i fus në kurs, në shkolla të mira, investoj për ta…’. Njeriu duhet ta lërë egoizmin, se ndoshta unë nga pamundësia po i dëmtoja më shumë. Pashë që fëmijët kishin një mundësi për një shkollë më të mirë, me kurse, me gjëra… Dhe e lam që kur unë të stabilizohesha ekonomikisht, t’i merrja të tre fëmijët. Dhe ai nisi…
Monika: Jam e bindur që gjykata nuk ia heq. Po pyeten dhe fëmijët.
Arjola: Kur janë mbi dhjetë vjeç… vetëm Alesias i binte të mos pyetej, por edhe Alesia pyetej.
Monika: Në 5 e sipër e di unë që pyeten fëmijët ‘Do të rrish me babin apo me mamin?”. Nuk ka ligj që ndan kalamajt.
Arjola: Budallallëku më i madh është që duan ta vendosin kujdestarinë te të dy. Jashtë shtetit e bëjnë një javë njëri, një javë tjetri, ose tre ditë njëri, tre ditë tjetri. Me shqiptarët kjo është e rëndë dhe është e përcaktuar që kur ti ta takosh fëminë të mos e frysh që ‘mami kështu, mami ashtu…’. Në fund të fundit traumën dhe mërzitinë e kanë kaluar ata, se ti sado e menaxhon, ndërsa fëmija nuk e menaxhon dhe i akumulohet. Dhe do ia shikosh sherret më mbrapa. I shpërthen më vonë. I fsheh dramat fëmija, se i kalon me lojë, me gjëra. Kur të rritesh pastaj i ke aty, të shfaqen e të dalin si lule.
Më herët Arjola ka treguar se e ka dashur shumë ish-partnerin dhe të dy kishin vendosur me vullnet të lirë që të martoheshin. Kjo ishte një ndër arsyet pse ajo nuk mund ta besonte faktin që ai e tradhtonte. Ndaj aktorja e fali për gjashtë vite resht. Demiri ka zbuluar gjithashtu se ka abortuar dy binjakë dhe është dhunuar nga ish-i.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al