Dorëhiqet zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi

Sep 30, 2015 | 14:19
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri i Bujqësisë, Alban Zusi ka paraqitur sot dorëheqjen, e cila mësohet se është dhënë për arsye personale.

Dorëheqja do të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të qeverisë.

zvministri

Z.Alban Zusi, lindi në Lezhë, më 27 Maj 1969. Ai ka përfunduar studimet universitare ne Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1992.

Në vitin 2001 ka përfunduar Master në Shkencat e Turizmit, në Romë, Itali, ku është diplomuar me rezultatin maksimal.

Në vitet 1992 deri në 1997, ka punuar si Shef i Departamentit të Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, në Bashkinë e Lezhës. Nga viti 1997 deri ne vitin 1999 ka punuar si Drejtor i Rezervave të Shtetit, dega Tiranë.

Nga viti 2000 deri në vitin 2003, Drejtor i Hotel Dajtit. Për tu zhvendosur më pas në sektorin privat nga viti 2003 deri në vitin 2011, Drejtor i Përgjithshëm i Kompanisë italo­shqiptare “Poseidon” sh.p.k., dhe nga viti 2007 e në vazhdim Administrator i Institutit për Manaxhim e Standartizim “IMS Group” sh.p.k., Administrator i “I.N.C.A. Nord Fish” sh.p.k., kompani përpunuese dhe eksportuese e lëndëve të para për prodhimin e sallamrave. Ne vitin 2011 zgjidhet drejtor ekzekutiv i shoqates se Inportuesve dhe Perpunuesve te Mishit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura